
E bukura e të jetuarit dy herë
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Sharon Stone, një nga aktoret më të njohura në botë, pësoi një hemorragji cerebrale që i kushtoi jo vetëm shëndetin, por edhe karrierën, familjen, pasurinë dhe famën. Në librin “E bukura e të jetuarit dy herë” ajo përshkruan përpjekjet për të rindërtuar jetën dhe rrugëtimin e ngadaltë të kthimit drejt integritetit dhe shëndetit. Në një industri që nuk e pranon dështimin, në një botë ku shumë zëra janë të heshtur, ajo gjeti fuqinë për t’u rikthyer, guximin për të folur dhe vullnetin për të bërë një ndryshim në jetën e grave dhe të fëmijëve në mbarë globin.Përgjatë faqeve të këtij libri të mbushur me detaje personale, Sharon Stone flet për rolet e saj kryesore, për miqësitë që i kanë ndryshuar jetën, për zhgënjimet dhe për arritjet e saj më të mëdha. Ajo tregon rrugëtimin nga një fëmijëri plot trauma dhe dhunë, në një fushë dhe biznes që në shumë mënyra u bëri jehonë të njëjtave sulme, nën petkun e parave dhe magjepsjes. Ajo përshkruan forcën dhe kuptimin që gjeti te fëmijët dhe te ndihma humanitare e, në fund, tregon se si luftoi për të gjetur jo vetëm të vërtetën, por edhe pajtimin dhe dashurinë e familjes.Sharon Stone u bë e njohur jo vetëm për talentin dhe bukurinë e saj, por për sinqeritetin dhe guximin për të mos u “sjellë mirë”, cilësi që e bëjnë kaq të fuqishme këtë autobiografi. “E bukura e të jetuarit dy herë” është një libër për të plagosurit dhe për të mbijetuarit, është kremtim i forcës dhe elasticitetit të grave, një vlerësim dhe një thirrje për të qenë aktiviste. Eshtë një dëshmi që tregon se nuk është kurrë vonë për të ngritur zërin dhe për të folur.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
22 tet 2026
E bukura e të jetuarit dy herë