
E dashur Debi
Në stokPërditësuar më 26 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 26 tet 2026
Përshkrimi
Ndonjëherë, kupa mbushet dhe derdhet… Debi Malenit i dukej se po e humbiste fillin. Për vite me radhë, jepte këshilla praktike në rubrikën “E dashur Debi”, ku gratë e Nju Inglëndit i shkruanin për të gjetur mirëkuptim dhe këshilla. Për shkak të punës, Debi kishte dëgjuar histori të panumërta grash që shpërfilleshin, nënvlerësoheshin apo keqtrajtoheshin nga bashkëshortët. Dhe Debi bënte çmos t’i udhëzonte në drejtimin e duhur. Ose, të paktën, kështu bënte dikur. Kohët e fundit, Debit i dukej sikur po i dilte jeta krejt jashtë kontrollit. Humbi punën. Diçka e çuditshme po ndodhte me të bijat adoleshente. Dhe bashkëshorti i mbante sekrete, sipas aplikacionit të gjurmimit që i kishte instaluar në telefon. Prandaj, Debi hoqi dorë së qeni gruaja e dikurshme e pjekur. Hoqi dorë së qeni e arsyeshme dhe praktike. Erdhi koha të ndiqte edhe vetë këshillat e saj. Erdhi koha për t’u hakmarrë ndaj gjithë njerëzve që e meritonin. VLERESIME “Histori emocionuese… McFadden është mjeshtre për ta mbajtur lexuesin të mbërthyer dhe ta shtyjë në drejtim të gabuar, duke garantuar kështu plot befasi. Gjithë ata lexues që u dashuruan me Milin, personazhin e veprës më të famshme të McFadden-it, “Shërbëtorja” dhe vazhdimit të saj, do ta gjejnë veten si adhurues të Debit.” – Booklist “Kodi moral i errët, por i qëndrueshëm, i Debit, ta bën të lehtë t’i dalësh në krah… Ky triller me humor të zi do t’u dhurojë lexuesve buzëqeshje djallëzore në fytyrë.” – Publishers Weekly “Debi e guximshme dhe lozonjare është një antiheroinë jotradicionale për brezat që do të vijnë… Një trillim hakmarrjeje sadist me kënaqësi të shfrenuar dhe jashtëzakonisht tërheqës.” – Kirkus Reviews
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 26 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 190 lekë
Më i ulëti
1 190 lekë
26 tet 2026
Mesatarja
1 190 lekë
Më i larti
1 190 lekë
26 tet 2026
E dashur Debi