
E djegur për së gjalli
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
E djegur për së gjalli – Marie Thercse Cuny Ngjarjet zhvillohen në një fshat të varfër palestinez, ku Souad kalon një fëmijëri të mbushur me varfëri, frikë dhe shtypje. Ajo rritet në një familje patriarkale, ku vajzat nuk kanë të drejtë të shkollohen dhe trajtohen si barrë për familjen. Që në moshë të vogël, ajo përjeton dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa roli i saj në familje kufizohet vetëm në punët e shtëpisë dhe bindjen absolute ndaj burrave të familjes. Jeta e saj merr një kthesë tragjike kur mbetet shtatzënë jashtë martese. Në mentalitetin e komunitetit ku jeton, kjo konsiderohet një turp i madh që duhet “pastruar”. Për të ruajtur nderin e familjes, kunati i saj vendos ta vrasë. Ai e spërkat me benzinë dhe i vë flakën, duke e lënë të digjet për së gjalli. Souad pëson djegie shumë të rënda në fytyrë, trup dhe duar, dhe për një kohë të gjatë ndodhet mes jetës dhe vdekjes. Megjithatë, ajo arrin të mbijetojë falë ndërhyrjes së një punonjëseje humanitare të huaj, e cila organizon transferimin e saj në Evropë për trajtim mjekësor. Atje, Souad i nënshtrohet shumë operacioneve të dhimbshme dhe një procesi të gjatë rehabilitimi fizik dhe psikologjik. Larg familjes dhe rrezikut, ajo fillon të ndërtojë një jetë të re, më të sigurt, duke u përpjekur të kapërcejë traumën e së kaluarës. Libri përshkruan me realizëm të fortë vuajtjet e saj fizike dhe plagët emocionale, por gjithashtu nxjerr në pah forcën e jashtëzakonshme për të mbijetuar. Përmes rrëfimit të saj, Souad denoncon krimet e nderit dhe padrejtësitë ndaj grave në shoqëri tradicionale, duke u bërë një zë për ato që nuk kanë mundësi të flasin. “Souad, e djegur për së gjalli” është një dëshmi e fuqishme për dhunën, padrejtësinë dhe shtypjen, por njëkohësisht edhe një histori shprese, guximi dhe rilindjeje. Libri lë një përshtypje të thellë tek lexuesi dhe ngre pyetje të forta mbi të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e gruas.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
21 tet 2026
E djegur për së gjalli