
E fshehta e sherbetores
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
— Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve. — Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prek derën me majat e gishtave. — Ime shoqe… është shumë e sëmurë. — Ndërsa ai vazhdon të më tregojë apartamentin fantastik mbi tarracë, kam një ndjesi tmerruese për gruan prapa dyerve të mbyllura. Por nuk mund të rrezikoj humbjen e kësaj pune; jo, po të dua të vazhdoj të ruaj të fshehtën time më të errët… Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në sy, përderisa më paguajnë mirë. Shtëpia është pothuajse e përsosur. Por nuk e kam takuar ende zonjën Garrik dhe nuk kam arritur të hedh një sy brenda dhomës së gjumit të mysafirëve. Jam e sigurt që e dëgjoj duke qarë. Kur mbledh rrobat e palara, shikoj pikat e gjakut në jakën e këmishës së saj të bardhë të natës. Dhe një ditë nuk e mbaj dot veten e trokas te dera. Kur hapet ngadalë, ajo që shikoj brenda ndryshon gjithçka… Është ai çasti kur bëj një premtim. E kam bërë edhe më parë një gjë të tillë. Mund ta mbroj zonjën Garrik pa zbuluar të fshehtat e mia. Dagllas Garriku ka gabuar. Do të paguajë për gabimin. Çështja shtrohet vetëm se deri ku jam e gatshme të shkoj… REVIEWS “O Zot! TË HEQ TRURIN! Sa më pëlqeu ky roman!… O Zot, kthesa që të mbajnë të mbërthyer!… E përpiva me një frymë!… Roman që të mban frymën pezull deri sa e mbaron!” — GOODREADS REVIEWER “Absolutisht tërheqës!… Fantastik… Kthesa e mbylljes ishte E PAPARË dhe ishte hera e parë kur kam lexuar një triller që kam thirrur ‘jooooooo’ me zë aq të lartë sa burri më pyeti i shqetësuar çfarë kishte ndodhur!… I shkëlqyer… E rekomandoj fort.” — GOODREADS REVIEWER “O Zot i madh… Freida McFadden është MBRETËRESHA e temave të papritura… Të papritura pas të papriturash!… Më rrëmbeu qysh në çastin e parë!… aq sa nuk e lëshoja dot nga dora!… Kishte çaste kur më ikte fryma… Shijova çdo sekondë të leximit!” — GOODREADS REVIEWER “OH, PO!… Fluturova mes faqeve si lakuriqi i natës kur del nga ferri. Shumë, shumë i bukur! Më pëlqeu absolutisht çdo sekondë e leximit!… Do t’ju fusë në shtigje të tilla që do të hutoheni e do të thërrisni: Ç’dreqin po ndodh kështu?!” — GOODREADS REVIEWER Librat e serisë: Shërbëtorja E fshehta e shërbëtores Shërbëtorja po vëzhgon
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 020 lekë
Më i ulëti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 020 lekë
Më i larti
1 020 lekë
22 tet 2026
E fshehta e sherbetores