
E hëna e parë e dhjetorit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Romani E hëna e parë e dhjetorit i autorit Ledion Krisafi, është shkruar nga një njeri me mjaft talent, me njohuri të shumta gjuhësore, me një njohje të thellë të zonës jugore, të cilën përshkruan në këtë libër dhe me përpjekje të lavdërueshme të zhbirilimeve psikologjike të shpirtit njerëzor. Në këtë roman përshkruhet jo një ngjarje, sepse nuk ka një subjekt të veçantë, por një gjendje. Personazhet lëvizin në një përmasë paksa jashtë kohe dhe hapësire, ata lëvizin në një gjendje të caktuar, që janë diskutimet e tyre për vdekjen dhe ekzistencën. Ata janë të rinj por dhe të vjetër. Ata i mundon kjo pyetje që është dhe tema e romanit, nëse mund ta quajmë të tillë në këtë vepër që thyen normat e zakonshme të një vepre letrare me temë, subjekt, personazhe dhe kohë e hapësirë të caktuar. Episodet, përshkrimet, skalitja e figurave, fryma, atmosfera që mbizotëron, mendimet që debatohen e rrihen, ato ndodhi që ndodhin, ato debate që ngrihen, ai depërtim në shpirtrat e njerëzve – përbëjnë komponentët e një vepre me shumë vlera. Diana Çuli
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
21 tet 2026
E hëna e parë e dhjetorit