
E shoh çfarë po mendon
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
AI THOTË SE ËSHTË OFERTA E TIJ MË E MIRË. A ËSHTË E TILLË? AJO THOTË SE ËSHTË DAKORD. A ËSHTË VËRTET? INTERVISTA SHKOI SHKËLQYER. APO JO? AI THA SE NUK DO TA PËRSËRISTE MË. POR E BËRI SËRISH. Nëse doni të rrisni në kulm inteligjencën tuaj joverbale, atëherë lexoni këtë libër. Joe Navarro, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI dhe një ekspert i mirënjohur për sjelljen joverbale, shpjegon se si të lexoni shpejt njerëzit: deshifroni mendimet dhe sjelljet, shmangni kurthet e fshehura, dhe zbuloni sjelljet mashtruese. Gjithashtu do të mësoni se si gjuha juaj e trupit mund të ndikojë në atë që shefi juaj, familja, miqtë, dhe të panjohurit, mendojnë për ju. Do të zbuloni: • Instinktet e lashta të mbijetesës që kontrollojnë gjuhën e trupit • Përse fytyra është pjesa më e pagjasë për të gjykuar ndjenjat e vërteta të dikujt • Çfarë zbulojnë gishtat e mëdhenj, këmbët, dhe qepallat për ndjenjat dhe motivet • Sjelljet më të fuqishme që zbulojnë vetëbesimin dhe ndjenjat tona të vërteta • Sjellje të thjeshta joverbale që krijojnë menjëherë besim • Sjellje të thjeshta joverbale që komunikojnë menjëherë autoritet Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj. Për njëzetepesë vite, Joe Navarro ka qenë agjent special i kundërzbulimit në FBI dhe mbikëqyrës i specializuar në komunikimet joverbale. Ai është lektor në universitetin Saint Leo dhe në FBI. Marvin Karlins ka marrë doktoraturën për psikologji nga universiteti Princeton dhe është pedagog për menaxhimin në universitetin e South Florida-s. Është autor i njëzetetre librave dhe së fundmi ka bashkëpunuar me Joe Navarro-n për librin Phil Hellmuth Presents Read ‘Em and Reap.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
21 tet 2026
E shoh çfarë po mendon