
Ekzekutuesi
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Muzikë mallëngjyese, një dhomë e zbrazët dhe një kufomë pezull në ajër Quhet Jona Lina dhe është finlandez me origjinë, por prej vitesh Stokholmi është shtëpia e tij. Ai ka shkelur çdo rrugicë, rrugë e shesh, por nuk ka qenë kurrë në atë apartament elegant e luksoz, prej nga dëgjohen tingujt e një muzike mallëngjyese. Në romanin e tensionuar “Ekzekutuesi” , rasti merr një kthesë rrëqethëse: një pjesë në violinë, e luajtur nga një artist i pakrahasueshëm, mbush një dhomë ndenjjeje krejtësisht të zhveshur. Nuk ka mobilie, as zbukurime, por vetëm një zbrazëti e pazakontë. Përveç trupit. Një burrë rri pezull disa centimetra nga dyshemeja dhe duket sikur pluskon në ajër, duke ndjekur tingullin e qetë të violinës, përzier me zukatjen e pakëndshme të mizave. Kolegu që e thirri në vendin e krimit kishte të drejtë: ka diçka thellësisht të pashpjegueshme. Vrasje apo vetëvrasje? Si inspektor i skuadrës së hetimit të vrasjeve, Lina e di se dukjet janë vetëm veli mashtrues pas së cilit fshihen krimet. Dhe krimet lindin nga një gjë e vetme: dëshirat. Ajo që detektivi nuk di ende është se edhe dëshirat më ambicioze, madje edhe ëndrrat më të çmendura, mund të realizohen, dhe se frika mund ta kthejë çdo ëndërr në një makth të tmerrshëm. Ai do të zbulojë se nga makthet tona më të këqija, as vetë vdekja nuk mund të na shpëtojë. “Mbërthyes… Kepleri do t’ju lërë pa gjumë, derisa të keni kthyer faqen e fundit.” — The Philadelphia Inquirer “Një roman plot aksion, i gjallë, me intriga të jashtëzakonshme dhe personazhe tepër interesante.” — Los Angeles Times Magazine “Një triller jashtëzakonisht i rafinuar.” — Marie Claire (Mbretëria e Bashkuar)
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 275 lekë
Më i ulëti
1 275 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 275 lekë
Më i larti
1 275 lekë
22 tet 2026
Ekzekutuesi