
Elektra
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore. Kjo është puna e përkthyesit, të endë atë pëlhurë tekstore me respekt për autorin, por edhe për përkthyesit të cilit i bashkohet teksti i përkthyer rishtas… Çdo përpjekje përkthimore në përgjithësi është e vështirë, sidomos kur na ndan një largësi e madhe kohore në gjuhë. Por ka pasur dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që ma bënë të lehtë këtë përpjekje mundimi dhe ndërmarrje përgjegjësie: afria e madhe me qytetërimin e lashtë grek, që e ndien çdo njeri i orientuar nga vlerat e qytetërimit perëndimor, si dhe ekzistenca e një ndërtekstualiteti – dhe rrjedhimisht e një bashkëtekstualiteti – në të cilin u ndjeva si në mjedisin tim të natyrshëm. Pas përfundmimit të versionit shqip të Elektrës së Euripidit, që i jepet lexuesit për herë të parë, e ndiej se kumtet që gjejmë në të janë të gjithkohshme dhe mund të mishërohen pagabueshmërisht në formën gjuhësore të shqipes…Elektra, si çdo vepër e përkthyer, me ardhjen në gjuhën shqipe e zgjeron sot pas rreth 2500 vjetësh hapësirën e saj shprehëse, por si çdo vepër dramaturgjike, quhet e plotësuar atëherë kur ngjitet në skenë dhe realizon qëllimin e vet për të cilin është shkruar, duke u kthyer në një seancë jo vetëm argëtuese, por edhe edukative, ashtu si në skenat e Greqisë së Lashtë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
22 tet 2026
Elektra