
Çelestja, Planeti Im
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Çelestja, Planeti Im-Timothée de Fombelle Një histori dashurie mes dy të rinjve? Një aventurë ekologjike? Është e vështirë ta futësh në korniza këtë roman të shkurtër të De Fombelles, shkrimtarit francez, i cili tashmë ka fituar disa çmime të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj. Në një qytet të së ardhmes, që rritet vetëm vertikalisht, jeton një djalë i ri që ha, fle, shkon në shkollë, bën detyrat e shtëpisë si bashkëmoshatarët dhe prapëseprapë ndryshon nga të tjerët. Jeton gjithmonë i vetëm, sepse e ëma, një grua në karrierë, është e zënë njëzet e pesë orë në ditë duke drejtuar një ndërmarrje të stërmadhe. Atij doemos që nuk i mungon asgjë: frigoriferi po “shembet” nga blerjet online, mjafton të hapë gojë dhe lojërat elektronike të fjalës së fundit i mbërrijnë si me magji. Por ajo që i mungon është diçka tjetër… Për fat të mirë ka Brisin, një shok të dashur që i bën shoqëri dhe ka një baba fantastik. Por djaloshi “jetim” ndihet gjithsesi i vetmuar. Derisa në prag të katërmbëdhjetëvjetorit, zemra i del nga kontrolli: një ditë, një vajzë shumë e ëmbël, Çelestja, vjen në klasën e tij dhe ja ku ndizet shkëndija, duke shpërndarë yje dhe zemra kudo! Por bukuroshja zhduket dhe kërkimi i saj i dëshpëruar do t’i zbulojë djaloshit të kësaj historie të gjitha plagët e Planetit, që duhet shpëtuar, ashtu si vetë Çelestja… Autori ndërthur vizionet e së ardhmes me problemet e shoqërisë së sotme, duke i dhënë jetë një historie, protagonist i vërtetë i së cilës është mesazhi: “Le të shpëtojmë Planetin tonë”.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
21 tet 2026
Çelestja, Planeti Im