Evgjeni Grande

Evgjeni Grande

Në stokPërditësuar dje

690 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Evgjeni Grande – Honore de Balzak Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore. Tipare te tjera që kane te bëjnë me realizmin e romanit janë prania e personazheve nga shtresa të ndryshme të shoqërisë; mbisundimi i elementeve të vërteta në pasqyrimin e ngjarjeve; vendosja e subjekteve në vende të zakonshme, të cilat autori i njeh mirë dhe në periudha bashkëkohore me të. Fragmenti i fundit zbulon një ane tjetër te qëllimit ideor e artistik të autorit: si familja e plakut Grande ishte e gjithë shoqëria. Pasioni për paranë është kthyer në mani. Personazhet e Balzakut kanë një bazë shoqërore dhe historike të përcaktuar mirë dhe në të njëjtën kohë, ata kanë prirje të jenë edhe tipa që përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore. Balzaku përpunoi teorinë bazë të realizmit, atë te vendosjes së personazheve tipike në rrethana tipike. Tregimtari në roman tregon ngjarjet në vetën e tretë. Ai është vështirë të dallohet nga autori, qëndron mbi personazhet, çan muret, di më shumë për ta sesa edhe ata vetë. Autori shkruan për Evgjeni Granden: “Që të gjithë e dinin se një melankoli e brente nga brenda zemrën e znj. Grande, por shkakun e vërtetë të kësaj brenge askush nuk e dinte”. Sigurisht që, me ritualin e përditshëm të përvetësimit të mjeshtërisë së drejtimit të punëve, si zëvendëse e ardhshme e plakut Grande, Evgjenia rron me ëndrrat dhe kujtimet e bukura te dashurisë. Një vend qendror në botën e brendshme të saj zë figura e Karlit. Në pikëpamjen historike brendia e romanit, ashtu si dhe veprat e tjera të Balzakut, jep me mjaft realizëm periudhën në fjale. Kjo realizohet në kuadër te asaj që thuhet për veprën e Balzakut, e cila pasqyron 30 vjet te historisë së Francës. Në pikëpamjen shoqërore, në roman gjejmë tjetërsimin e njeriut në një shoqëri që për idhull ka paranë. Në pikëpamjen psikologjike, kemi të bëjmë me shkatërrimin e të gjitha ndjenjave më të mira njerëzore dhe vlerave shpirtërore nga vlerat materiale.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

690 lekë

Më i ulëti

690 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

690 lekë

Më i larti

690 lekë

21 tet 2026

Evgjeni Grande