
Faqja tjetër e hënës
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Faqja tjetër e hënës – Alberto Moravia Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë. Ky vëllim me titull Faqja tjetër e hënës (siç titullohet njëri prej tregimeve), bëhet shprehje e ngurrimit që gruaja nuk do të reshtë kurrë së nxituri te vetja, por edhe te shoku i vet, një zgjidhje ironike e një drame të përsëritur në shekuj nënshtrimesh dhe moskuptimesh. Gratë flasin për pasigurinë e tyre përballë jetës dhe, ironikisht, edhe për atë të meshkujve, për të cilët ato janë një enigmë e përhershme dhe tërheqëse. Ndryshe nga përmbledhjet e tjera me tregime, te Faqja tjetër e hënës , ato ushqejnë një zemërim të thellë dhe të gjitha përshkohen dhe shprehen – në kuptimin frojdian – nga zëri i pavetëdijes, efektet e të cilit i shohim, shpesh pa u kuptuar arsyet. Fijet e rrëfimit që lidhin tregimet me njëri-tjetrin janë një vizion krejt ‘feminist’ i një bote të re që po shfaqej dhe po afirmohej edhe në Itali, kur u botua ky vëllim 50 vjet më parë, duke rrënuar zakonet e vjetra dhe një strukturë shoqërore të rrënjosur thellë. Kjo përmbledhje paraqet një Moravia me gjuhë të mprehtë, madhështor në ngulitjen e imazheve të shkurtra dhe të thukëta, që na kujtojnë përsosurinë letrare të romaneve të famshme të Moravias, që nga Çoçarja apo Burri që këqyr e deri te qindra e qindra faqe me tregime nga më të fuqishmit e letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Faqja tjetër e hënës