
Ferma e kafshëve
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një natë, të gjitha kafshët e Fermës Menor të zotit Xhons mblidhen në hambar për të dëgjuar Majorin plak, derrin që u mban ligjërata për një botë ku të gjitha kafshët jetojnë të lira nga tirania e padronëve të tyre njerëzorë. Pak kohë pas kësaj mbledhjeje, Majori plak vdes, por kafshët, të frymëzuara nga shtatë urdhëresat e tij, planifikojnë një rebelim kundër zotit Xhons. Dy prej derrave të fermës, Snoubolli dhe Napoleoni, spikatin si figurat më të shquara të kësaj sipërmarrjeje të rrezikshme. Në rastin e parë kur Xhonsi harron t’i ushqejë, revolu-cioni shpërthen dhe ai së bashku me njerëzit e tij zbohen. Ferma Menor riemërohet “Ferma e kafshëve” dhe shtatë urdhëresat e Majorit plak shkruhen në murin e hambarit. Kjo alegori e një shoqërie të shtypur, të përbërë nga kafshë të keqtrajtuara dhe të stërmunduara, të cilat kërkojnë drejtësi dhe barazi, mbetet një nga satirat më të gjetura e po aq aktuale sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli më parë. Ferma e Kafshëve është padyshim një nga veprat socio-politike më të rëndësishme të të gjitha kohërave. “Një satirë thellësisht humoristike dhe therëse ndaj sundimit të shumicës nga pakica.” -The Guardian.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
22 tet 2026
Ferma e kafshëve