
Ficus Binn Alii
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Donel në faqen e vet (donel.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Kopshtari & Bimë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Lartesia: 140 cm Diametri i Vazos: 27 cm Ficus binnendijkii ‘Alii’ – Fiku Elegant për Ambientet e Brendshme Karakteristikat Ficus Alii është një bimë dekorative me gjethe të gjata, të ngushta dhe me ngjyrë jeshile të errët, që i japin një pamje elegante dhe moderne çdo ambienti. Është pjesë e familjes Moraceae dhe njihet për rezistencën e saj dhe aftësinë për të pastruar ajrin. Rritet si pemë e vogël ose si shkurre e dendur, duke arritur lartësi deri në 2–3 metra në ambiente të brendshme. Ujitja • Ujit kur shtresa e sipërme e tokës është tharë (rreth 2–3 cm). • Mos e mbingop me ujë; rrënjët janë të ndjeshme ndaj kalbjes. • Në dimër redukto ujitjen, ndërsa në verë mund të ujitet më shpesh. Ndriçimi • Preferon dritë të ndritshme indirekte. • Mund të tolerojë dritë të mesme, por shmang ekspozimin direkt ndaj diellit për periudha të gjata. • Në mungesë drite, rritja ngadalësohet dhe gjethet mund të bien. Ambienti • Temperatura ideale: 18–24°C . • Nuk toleron temperatura nën 12°C. • Lagështia mesatare është e mjaftueshme, por preferon pak më shumë lagështi në ajër. Substrati & Plehërimi • Tokë e ajrosur dhe e drenazhuar mirë (përzierje torfe + perlit). • Plehëro çdo muaj gjatë pranverës dhe verës me plehra të lëngshme për bimë dekorative. • Në dimër, plehërimi reduktohet. Veçori Shtesë • Është bimë që pastron ajrin nga toksinat. • Ka rrezik të lehtë për alergji nga lëngu i saj, prandaj shmang kontaktin direkt me lëkurën. • Nuk kërkon krasitje të shpeshtë, por mund të rregullohet forma sipas dëshirës.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Donel sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
3 500 lekë
Më i ulëti
3 500 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
3 500 lekë
Më i larti
3 500 lekë
22 tet 2026
Ficus Binn Alii