
Fillimi i mbrapshtë
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Në traditën e tregimtarëve të mëdhenj, nga Dikensi te Dahli, vjen një komedi e mrekullueshme që është njëkohësisht letrare dhe ironike, plot humor dhe e krijuar me mjeshtëri. Të treguara nga Toz Lejmoni (Lemony Snicket) dhe të stolisura me vizatime nga Brett Helquisti, kurrë më parë një seri librash me tre fëmijë simpatikë dhe të pafat, nuk ka qenë kaq magjepsëse, ose kaq vramendëse. Violeta, Klausi dhe Diellza Bodleri janë fëmijë të mençur. Ata janë simpatikë, të shkathët dhe kanë fytyra të bukura me tipare të këndshme. Fatkeqësisht, janë tejet të pafat. Në atë periudhë, për të cilën bien të gjithë në një mendje se është një fillim shumë i mbrapshtë për vazhdimin e jetës së tyre, këta tre fëmijë jo vetëm që mësojnë se prindërit u kanë vdekur dhe se kanë mbetur jetimë brenda natës, por edhe se njëfarë Kont Olafi do të jetë kujdestari i tyre. I neveritshëm, i shpifur dhe vërtet i lig, Konti tregon që është po aq lakmitar, po aq i pangopur sa edhe drita djallëzore që i shkëlqen në sy. Pasuria e familjes është në rrezik, vëllai e motrat duhet të durojnë disa gjëra të tmerrshme përpara se – siç shpresojmë – të mbijetojnë: tesha që u gërvishtin trupin e u shkaktojnë të kruara, patate të ziera, njerëz të rritur të pazot dhe një dasmë në të cilën askush nuk dëshiron të marrë pjesë, duke përfshirë edhe nusen. Lexoni tani… ose heshtni përgjithmonë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
22 tet 2026
Fillimi i mbrapshtë