Fletë nga jeta ime

Fletë nga jeta ime

Në stokPërditësuar më 31 tet 2026

1 100 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

“Fletë nga jeta ime” titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar “Fletë nga jeta ime” lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë, po aq të ndriçuar nga vështrimi i artistit dhe i njeriut. Duke lexuar këtë libër mësojmë shumë jo thjeshtë për jetën e Dhimitër Shuteriqit e familjes së tij të njohur, por nëpër faqet e tij njohim një pjesë Shqipërie të fillimshekullit të kaluar, sidomos qytetet e Elbasanit e Korçës, dy prej qendrave më të rëndësishme të historisë sonë, të patriotizmit e arsimit shqiptar. Mënyra shumë tërheqëse e rrëfimit prej shkrimtari të sprovuar dhe çiltërsia (kërkesë themelore për një libër me kujtime), por edhe vërtetësia e përshkrimit të mjaft ngjarjeve, të njerëzve fort të njohur apo pak të njohur, e bëjnë këtë libër një visar që nuk duhet lënë pa u shfletuar e lexuar. Aty lexojmë e mësojmë për njerëz të shquar si Kostandin Kristoforidhi apo Avni Rustemi, për familje të njohura të Elbasanit e Korçës, për shokë, nxënës e studentë që bënë pothuajse të njëjtën rrugë me Autorin e këtij libri. Një vështrim i mprehtë, pjesëmarrës, gjithmonë plot dashuri për vendin e tij, për njerëzit, botën. Freskia e rrëfimit, pasuria gjuhësore dhe letrare, detajet e shumta me ngjarje historike e mbushin këtë libër të veçantë plot me jetë njerëzish dhe shumë informacion të pasur e mjaft origjinal.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 100 lekë

Më i ulëti

1 100 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 100 lekë

Më i larti

1 100 lekë

31 tet 2026

Fletë nga jeta ime