FTESË PËR NDËSHKIM

FTESË PËR NDËSHKIM

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

900 lekë

Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Librari Arts

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Janë ditët e fundit të të burgosurit Cincinat C., i dënuar me vdekje për "turpin gnoseologjik". I burgosuri ynë, një vetmitar shembullor, përpiqet të përshtatet në qelinë e tij, me ata pak personazhe që e lidh jeta e atyre pak ditëve në pritje të ndëshkimit fatal. Dhe në këtë përpjekje për përshtatje, ai jo vetëm që nuk ia del dot, por ndërmerr një udhëtim shpirtëror me dëshirën të përshkruajë rrugën e tij drejt fundit. Çdo ditë të re të atyre nëntëmbëdhjetë ditëve para vdekejs, Cincinati përpiqet të zbulojë dhe të kuptojë në lojën me personazhet e pakët rreth tij, se cila është e nesërmja e fundit. Një lojë e lodhshme brenda atyre mureve, do ta çojë përfytyrimin e të burgosurit tonë në skutat më të thella të psikologjisë së njeriut, në qelitë më të skajshme të dhimbjes njerëzore dhe në burgjet më të paimagjinueshme të ndërgjegjjes dhe të pendesave dhe në një peizazh të ëndërrt përfytyrimi. Përmes luftës vetanake të Cincinatit, Nabokov jo vetëm shpjegon format e funksionimit të diktatit, por dhe përligj zhbërjen që i ndodh dinjitetit njerëzor prej shtypjes dhe konformizmit. Loja e nervave mes Cincinatit dhe persekutorit, burgosësit, akuzuesit, shërbenjësit dhe vetë ekzekutorit, shpesh me nota të holla humori të tipit mjeshtëror të Nabokovit, dialogjet e shkurtër dhe shpesh me mbyllje të beftë, mendimi i ngjeshur dhe mjeshtëria superane e rrëfimit, e bëjnë këtë libër një kryevepër në mesin e mozaikut nabokovian. A do të ndëshkohet Cincinati ynë? Kjo është një pyetje që e humb peshën po të lexosh këtë roman profetik, një provë e mrekullisë së leximit dhe një ushtrim i përkryer shkrimi.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

900 lekë

Më i ulëti

900 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

900 lekë

Më i larti

900 lekë

22 tet 2026

FTESË PËR NDËSHKIM