Gjuha angleze per te gjithe

Gjuha angleze per te gjithe

Në stokPërditësuar dje

1 275 lekë

Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Leximtari

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Kërkesat dhe dëshirat e shumta për të mësuar shpejt dhe mirë gjuhën angleze, na shtynë të marrim përsipër përshtatjen në gjuhën shqipe të metodës së njohur “CALLING ALL BEGINNERS” e përgatitur nga Enti Britanik i Radiopërhapjes, Londër (BBC-British Broadcasting Corporation, London), dhe me autor David Hicks. Shpjegimet e qarta dhe të thjeshta të veçorive të gramatikës së gjuhës angleze, duke vënë përbri tyre ato të gjuhës shqipe, bëjnë që ky kurs të jetë mjaft i dobishëm për nivele të ndryshëm arsimimi dhe kulture, dhe nga ana tjetër, të ndihmojë studentët që brenda një kohë relativisht të shkurtër, të komunikojnë në çdo rrethanë të jetës së përditshme. Koha që ka kaluar që nga botimi i parë në gjuhën shqipe të këtij kursi (1992), na ka ndihmuar për të përcaktuar synimet dhe kërkesat e studentëve për të mësuar shpejt dhe në mënyrë të saktë gjuhën angleze. Kjo gjë na ka çoi në përpunimin, përmirësimin dhe pasurimin e kësaj metode me aspekte të reja, në mënyrë të veçantë lidhur me foljet e parregullta, me shqiptimin dhe mënyrën e të folurit të përditshëm, etj. Pra, ky botim ndryshon nga botimet e viteve të mëparshëm, jo vetëm përsa i përket paraqitjes grafike të tij, por edhe në paraqitjen e fjalëve të reja në çdo mësim, ku përbri fjalës angleze që paraqitet për herë të parë në secilin mësim të ri, të vihet edhe shqiptimi përkatës, sikurse gjendet në çdo fjalor të anglishtes, ndryshe nga botimet e tjera që sillnin për ju vetëm fjalët dhe përkthimet e tyre. Kjo është bërë për të ndihmuar studentin të mësojë shqiptimin e saktë të fjalëve që në fillim të mësmit të ri, pa qenë e nevojshme të konsultohet me fjalorin që gjendet në fund të librit.Përmirësime të rëndësishme janë bërë në mënyrën e shpjegimit të kategorive gramatikore, sidomos lidhur me shumësin e parregullt të emrave; me foljet kalimtare dhe jokalimtare; me foljet e parregullta; me krahasimin e mbiemrave, etj. Vlen të theksohet, se mbas kapitullit Përgjigje Ushtrimeve, këtu jepet një Fjalorth anglisht-shqip, i organizuar sipas alfabetit, ku gjenden fjalët që kanë dalë për herë të parë në secilin mësim, si edhe fjalë të tjera të përdorura gjatë dhënies së shembujve, ose tek proverbat.Kjo metodë tani shoqërohet me një CD e regjistruar në Studiot e BBC, në cilin janë regjistrimet e 52 (pesëdhjetë e dy) mësimeve të metodës (shprehje dhe ndërtime idiomatike, bashkëbisedime, si edhe thënie dhe frazeologji) me folës të BBC.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 275 lekë

Më i ulëti

1 275 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 275 lekë

Më i larti

1 275 lekë

22 tet 2026

Gjuha angleze per te gjithe