GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Ampoule

GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Ampoule

Në stokPërditësuar më 21 tet 2026

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Serum
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Ampoule, është një ampulë e përqendruar dhe vegan e krijuar për të luftuar shenjat e moshës, për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të rregulluar teksturën në mënyrë të dukshme. Ky serum përmban retinol të kapsuluar me teknologji liposomale, i cili depërton butësisht në shtresat më të thella të epidermës pa shkaktuar irritim, duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit dhe duke lëmuar rrudhat e holla dhe linjat mimike. Ndërsa, ekstrakti i karotës së zezë nga Jeju (20%), i pasur me beta-karoten dhe antioksidantë, ndihmon në riparimin e barrierës së lëkurës dhe lufton dëmtimet e shkaktuara nga stresi oksidativ, duke i dhënë lëkurës një pamje më të gjallë dhe më të freskët. Formula është e pasuruar gjithashtu me 10 lloje të acidit hialuronik, të cilët sigurojnë një hidratim të thellë, të shumëfishtë dhe afatgjatë, ndërkohë që niacinamidet (vitamina B3) ndihmojnë në rregullimin e tonalitetit të lëkurës, ndriçimin e saj dhe reduktimin e njollave. Nga ana tjetër, adenosina, e njohur për vetitë e saj kundër shenjave të moshës, bashkëvepron me retinolin për të përmirësuar dukshëm rrudhat, ndërsa ectoin (një molekulë mbrojtëse natyrale) mbron dhe qetëson lëkurën, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe thatësinë që shpesh shoqërojnë trajtimet me retinol. Tekstura e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë pa lënë ndjesi ngjitjeje apo yndyre në lëkurë, duke e bërë këtë ampulë ideale edhe për lëkurë të ndjeshme ose për ata që sapo fillojnë të përdorin retinol. Përdorimi i përditshëm gjatë natës jep rezultate të dukshme brenda pak javësh: •126% përmirësim të rrudhave •115% minimizim të poreve Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate. *30ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin ose esencën e rutinës tuaj, tundeni shishen e serumit dhe aplikoni vetëm një sprucim në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret në mbrëmje. Përbërësit Përbërësit "magjik" Ekstrakt i karotës së zezë (20%), retinol i kapsuluar (Vita-A), 10 lloje acidi hialuronik, niacinamide (vitamina B3), adenosinë, ectoin, beta-karoten Lista e plotë e përbërësve Water, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract (20%), methyl Propanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Polyglycerin-3, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Portulaca Oleracea Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Camellia Sinensis Leaf Water, Sodium Hyaluronate, Canola Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil(0.004ppm), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Betaine, Phenyl Trimethicone, Hydroxyethyl Urea, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Sodium Acrylic Acid/MA Copolymer, Ceramide NP, Xanthan Gum, Ectoin, Butylene Glycol, Sucrose Distearate, Adenosine, Carbomer, Disodium EDTA, Tromethamine, Polyquaternium-51, Beta-Glucan, Glyceryl Stearate , Retinol(506IU), HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Propanediol, Polyvinyl Alcohol, Tocopherol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Tetrahydropiperine, Potassium Hyaluronate, Phloretin, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Arginine, Beta-Carotene, Tocopheryl Acetate, Phenylpropanol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol Marka GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofro…

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

21 tet 2026

GOODAL Black Carrot Vita-A Retinol Firming Ampoule