
GRAFIATO SILIKONI
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Industriale.al në faqen e vet (industriale.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Industriale.al
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në industriale.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Materiale Ndërtimi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
GRAFIATO SILIKONI GRAFIATO SILIKONI Suva dekorative silikate-slikoni e cilësisë së lartë në formë paste, me fortësi të madhe, me përpunueshmëri të shkëlqyer dhe depërtueshmëri të avullit të mirë, me aditivë silikonë për zmadhimin e jodepërtueshmërisë nga uji. E qëndrueshme ndaj rrezatimit UV dhe ndikimeve atmosferike. Për arsye të karakteristikave të saj rekomandohet gjatë riparimit të objekteve të vjetra dhe mbrojtjen e monumenteve të kulturës. STRUKTURA E SUVASË Rajb dhe ful. PËGATITJA DHE VENDOSJA Sipërfaqja në të cilën vendoset suvaja duhet të jetë e fortë, e pastër, e thatë dhe e lyer me bazën BK-Grund Universal. BK-Sil Si&Si para përdorimit të përzihet dhe sipas nevojës të hollohet me një sasi të vogël uji deri 1% (uji deri 0.25l). Suvaja aplikohet me mistri çeliku me një trashësi sa kokrriza më e madhe. Në varësi të strukturës së dëshiruar, suvaja pastaj përpunohet me mistri plastike: struktura ful – menjëherë pas aplikimit të strukturohet me lëvizje të rrumbullakëta; struktura rajb – pas aplikimit të përpunohet me lëvizje të rrumbullakëta deri sa të arrihet struktura e dëshiruar. Është e nevojshme që të punohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe pa ndërprerje në sipërfaqet e vazhdueshme të murit. Për udhëzime më të detajuara shikoni fletën teknike të produktit. VËREJTJE Është e domosdoshme të bëhet barazimi i materialit që është i nevojshëm për një sipërfaqe fasade të vazhdueshme duke përzier përmbajtjen e disa kovave. TEMPERATURA E PËRDORIMIT Nga +15°C deri +30°C, lagështia relative max. 70 %. Të mos punohet direkt në diell, shi dhe erë të fortë. Fasada duhet mbrojtur në mënyrë adekuate me rrjeta. Lagështia e madhe dhe temperaturat e ulëta mund të zgjasin ndjeshëm kohën e tharjes së suvasë. SHPENZIMI Rreth 2.4-3.3 kg/m² në varësi të strukturës dhe granulimit. KOHËZGJATJA DHE RUAJTJA 12 muaj në paketimin origjinal. Të ruhet në temperaturën nga +5°C deri +25°C, e mbrojtur nga drita e diellit dhe ngrirja.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Industriale.al sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
4 900 lekë
Më i ulëti
4 900 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
4 900 lekë
Më i larti
4 900 lekë
22 tet 2026
GRAFIATO SILIKONI