Gruaja që e dashuroi dhe e vrau me heshtje

Gruaja që e dashuroi dhe e vrau me heshtje

Në stokPërditësuar dje

800 lekë

Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufri.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Dashuria ishte vdekja e tij. Dashuria ishte theqafja e tij. E dinte mirëfilli se do të vdiste, ashtu siç e di çdo vdekatar se një ditë fryma do i shuhet, por besonte se do i ndodhte nga mosha, shëndeti i ligë, ndonjë aksident apo rrethanë rastësore, pa e menduar kurrë se do vritej nga ajo për çfarë kish jetuar e ëndërruar gjithmonë. Dashuria. Nga ajo ndjenjë apo magji pa të cilën jeta do ishte thjesht një gabim. Nga ajo për të cilën ai vetë kish shkruar pa reshtur me dekada të tëra, e që e mendonte se e kish përjetuar shumë herë, duke e kuptuar vonë që paskësh qenë gabuar, sepse asnjë ndjenjë dashurore e mëparshme nuk e kish vrarë, përkundrazi e kish bërë atë më të fortë, më cinik, më krijues, e më kallp ndaj lojrave ndjenjore. Kjo po. E vrau, sepse, siç do e kuptonte më tej, ishte e vetmja dashuri në jetën e tij, ajo që njihet nga çdokush si dashuria e vërtetë. Dhe siç është thënë qyshkur, por kurrë besuar, ndër epoka e mijëvjeçarë, një dashuri nuk është e vërtetë nëse nuk të vret. Dhe ai u bë dëshmitari dhe preja e përsosur e kësaj thënie makabër dhe groteske, që ngjan poetike dhe imagjinare për ata që e thonë apo e lexojnë, por një torturë e vërtetë, një kumt e ofshamë e madhe për viktimat e vërteta të dashurisë. Vrasësja e tij kishte formën e një gruaje të bukur arabe, me sy të thellë e depërtues, me qerpikë galan, të gjatë, që kur lëviznin puthnin vetullat nga lart dhe ledhatonin mollëzat e rrumbullakëta nga poshtë, me flokë të shtrira si shami koke e një murgeshe, me një siluetë fytyre porsi atlas yjor, me zë perëndeshe dhe me inteligjencë që nuk i gjindej soji. Ajo e vrau, pabesisht…

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

21 tet 2026

Gruaja që e dashuroi dhe e vrau me heshtje