HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Lotion Light (2020 Edition)

HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Lotion Light (2020 Edition)

Në stokPërditësuar dje

800 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Krem fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Marka e parë japoneze e zgjedhur nga Koral Secrets është HADA LABO , me tonerin shumë të përqëndruar HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Lotion Light (2020 Edition) me 3 lloje acidesh hialuronik, që janë: acidi hialuronik i hidrolizuar, acidi hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acidi hialuronik Na. Çdo acid ka madhësi të ndryshme, që të arrijë të depërtojë në të gjitha shtresat e lëkurës. Në këtë mënyrë, fytyra juaj do të shfaqë një shkëlqim për së brendshmi. Formulimi i tij me nivel pH të balancuar, nuk shkakton irritim dhe e përgatit lëkurën për hapat e tjerë të rutinës suaj. Versioni “Light” ka konsistencë të lehtë dhe është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme dhe mikse. Ky toner është përzgjedhur si toneri apo lotion-i më i mirë për 7 vjet rradhazi. Mund të përdoret si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. *170ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, mund ta përdorni në vend të tonerit ose të esencës. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" acid hialuronik i hidrolizuar, acid hialuronik Acetyl Na (super hyaluronic acid), acid hialuronik Na Lista e plotë e përbërësve Water, Dipropylene Glycol Dimethyl Ether, Alcohol, Glycerin, Disodium Succinate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Methylparaben, PPG-10 Methyl Glucose Ether, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Succinic Acid Marka HADA LABO është një markë japoneze e famshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, që u krijua në vitin 2004 nga Rohto Pharmaceutical. Që në themelimin e saj, marka u përpoq të promovojë një qasje të re dhe më të thjeshtë në Industrinë e Bukurisë, duke larguar elementët shtesë të panevojshëm si ngjyruesit, aromat apo vajrat mineralë. HADA LABO është e njohur për produktet me përmbajtje të përqëndruar të llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Shembulli më i mirë është linja "Goku-jyun" dhe dy produktet e saj më të shitura, Goku-jyun Hyaluronic Acid Face Foam dhe Goku-jyun Hyaluronic Acid Lotion që janë përzgjedhur me shumë dashuri nga Koral Secrets. Në vitin 2005, marka ndryshoi paketimin dhe kaloi nga materiali i qelqit në shishe plastike dhe filloi të ofronte produkte në versionin me qese për rimbushje. Ndërsa në Nëntor 2019, HADA LABO vendosi që të gjitha paketimet e linjave “Gokujyun” të bëheshin me materiale me prejardhje nga bimët.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

21 tet 2026

HADA LABO Gokujyun Hyaluronic Lotion Light (2020 Edition)