
Hagabula – Todor P. Todorov
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
I vendosur mes aventurës, filozofikes dhe fantastikes, romani pyet për kufijtë e botës dhe të historisë, për shkëputjen e njeriut nga forcat parësore të jetës, për përjetësinë e dëshirave dhe për rolin e gruas në një botë të dënuar, të krijuar nga burrat. Personazhet përshkojnë një realitet përrallor e ëndërrimtar, që do t’i çojë drejt zbulimeve të paparashikueshme dhe një përfundimi me përmasa kozmogonike. REVIEWS Todor P. Todorov, i njohur për gjuhën e tij filozofike dhe neoromantike, në këtë rrëfim epik e shndërron historinë në një magji marramendëse — njëherësh të begatë dhe të errët e të ashpër — dhe na zhyt në një atmosferë që na kujton filmat e Werner Herzogut. Një libër i mençur, eklektik e paradoksal, i bukur, që e dëgjojmë dhe e shohim ndërsa e lexojmë. — Nadezhda Radulova, përkthyese, kritike letrare “Hagabula” e Todor P. Todorovit del përtej kufijve të letërsisë bullgare. Fjalë për fjalë: në të nuk ka histori bullgare, as probleme bullgare, dhe nuk gjendet, më në fund, ajo ngushtësi tipike “kazanore” bullgare. E megjithatë, romani është një libër thellësisht bullgar — jo vetëm sepse është shkruar në bullgarisht, por sepse na vë, lexuesve, përpara detyrash të rëndësishme: të ngremë kokën për të parë horizontin dhe qiellin; të ulim sytë për të depërtuar në thellësi e fshehtësi; të çlirojmë shpirtin për të takuar të papërballueshmen dhe magjiken. — Mitko Novkov
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 020 lekë
Më i ulëti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 020 lekë
Më i larti
1 020 lekë
22 tet 2026
Hagabula – Todor P. Todorov