Hamleti, princi i vështirë

Hamleti, princi i vështirë

Në stokPërditësuar dje

500 lekë

Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufri.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër. Një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte. Me fjalë të tjera, jemi përpara një gjakmarrjeje klasike, nyje e një kodi të lashtë të pranuar qyshkur prej njerëzimit, apo përpara një krimi të maskuar si gjakmarrje? Ende sot, në kohën që po shkruhen këto radhë, trafikantët shqiptarë apo italianë, ndër procese gjyqësore, rreken të gabojnë gjyqtarët me këtë zhvendosje motivesh. Dashur pa dashur, kemi mbërritur në thelbin e vetë teatrit: te maska, loja dhe ajo që fshihet pas tyre. Jemi, si të thuash, te modeli i përjetshëm, atij që, sipas Platonit, e dërgon pasqyrimin e vet të zbehtë në botën tonë, ndërsa vetë rri i fshehur. Siç ndodh me ngjarjet e moçme që ndrydhin mister, në pamundësi për të gjetur modelin platonian, ne ndiejmë dëshirën të shkojmë te vendi ku ka zënë fill gjithçka. Te gurët shekullorë të lëmuar tashmë nga era, te rrahu i zymtë, te çmërsi. Në rastin e Hamletit është rrafshulta e Jutlandit, një humbëtirë në veri të Danimarkës, pranë dunave me rërë dhe acarit verior. Nuk ka as mbretër e as princa e trumbeta. Ka dy vëllezër, të dy kryezotë të krahinës, Horvendill dhe Fengo, që qeverisin, me sa duket, bashkërisht…

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

500 lekë

Më i ulëti

500 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

500 lekë

Më i larti

500 lekë

21 tet 2026

Hamleti, princi i vështirë