
Harry potter dhe kupa e zjarrit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Keni në dorë romanin e katërt, strumbullarin e rrëfimit në shtatë libra të Harri Poterit. Harri, tashmë një magjistar adoleshent, dëshiron me gjithë zemër të largohet nga Dërslit e ligj dhe të shkojë në Kupën e Botës të Kuidiçit me Hermionën, Ronin dhe Uezlit. Ai ëndërron për Kërkuesen e Korbziut, Ço Çangun, dashurinë e tij… Dhe pastaj dëshiron të zbulojë hollësitë e ngjarjes madhështore që pritet të ndodhë në Hoguorts, një ngjarje ku përfshihen edhe dy shkolla të tjera rivale të magjisë dhe një garë e fortë që nuk ka ngjarë që prej njëqind vjetësh. Harri Poteri dëshiron të jetë një magjistar normal, katërmbëdhjetëvjeçar. Por mjerisht, ai nuk është normal, madje as si magjistar. Dhe në këtë rast, ndryshimi mund të jetë vdekjeprurës. Fragment nga libri Banorët e Litëll Hengëlltaunit e quanin edhe sot e kësaj dite Shtëpia e Ridëllve, edhe pse kishte kushedi sa vjet që familja Ridëll nuk banonte më aty. Ajo qe ndërtuar majë bregores që lartohej përmbi fshat: disa nga dritaret ishin të ngallmuara me gozhdë, çatisë i mungonin mjaft tjegulla dhe në ballinën e saj rritej urthi i egër. Dikur Shtëpia e Ridëllve kishte qenë një ndërtesë elegante, pa pikë dyshimi ndërtesa më e gjerë dhe më madhështore në një rreze prej disa kilometrash… Të gjithë hengëlltaunasit mendonin se shtëpia e vjetër ndillte tersllëk. Pesëdhjetë vjet më parë aty kishte ndodhur diçka e çuditshme dhe e llahtarshme, diçka për të cilën kishin qejf të bisedonin banorët më të moshuar të fshatit, kur s’kishin kë tjetër të merrnin nëpër gojë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 250 lekë
Më i ulëti
1 250 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 250 lekë
Më i larti
1 250 lekë
22 tet 2026
Harry potter dhe kupa e zjarrit