
HIDROIZOLUES IZOELASTIC LIQUID
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bojra Tirana në faqen e vet (bojratirana.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bojra Tirana
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bojratirana.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Materiale Ndërtimi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
HIDROIZOLUES IZOELASTIC LIQUID HIDROIZOLUES IZOELASTIC LIQUID është një material lyerës hidroizolues për tarraca, me përmbajtje të lartë rezinash elastomerike. • Ofron një hidroizolim dhe elasticitet të lartë. • Karakterizohet nga aftësi shumë të mira ngjitëse në të gjitha sipërfaqet me bazë çimento si dhe të atyre të përbëra prej tulle, druri ose metali dhe mbi çdo lloj tjetër materiali hidroizolues. • Mundësi përdorimi dhe në shtresa ta paniveluara. • Siguron elasticitet të lartë duke evituar formimin e çarjeve dhe plasaritjeve që mund të krijohen me kalimin e kohës. • Ngjyra e bardhë e hidroizoluesit gjatë verës ndihmon në uljen e temperaturës, është hermetik por lejon përshkueshmërinë nga avujt. FUSHA E APLIKIMIT IZOELASTIC LIQUID përdoret si hidroizolues nëpër tarraca, ballkone, mure, si edhe në vënde me lagështi. Aplikohet lehtësisht duke krijuar një membranë hidroizoluese me elasticitet të lartë dhe rezistencë mekanike pa krijuar çarje ose tkurrje. Gjithashtu, është lehtësisht i aplikueshëm në zonat e vështira si kënde, bashkime të materialeve të ndryshme që formojnë fuga etj. IZOELASTIC LIQUID nuk rekomandohet të përdoret për hidroizolimin e bodrumeve nëntokësor. MËNYRA E APLIKIMIT / KONSUMI Sipërfaqet ku do të aplikohet materiali duhet të jenë të pastra nga pluhurat, bojërat, etj. Në mënyrë që të arrihet një hidroizolim sa më i mirë rekomandohet që sipërfaqja që do të hidroizolohet me IZOELASTIC LIQUID të trajtohet paraprakisht me astarin HIDROPRIMER (konsumi 200 – 300 g/m2 ) IZOELASTIC LIQUID aplikohet në dy duar me furçë ose me rrul, mbasi të jetë tharë plotësisht astari i aplikuar paraprakisht mbi sipërfaqen që do të hidroizolohet. Konsumi është afërsisht 0.8 – 1 Kg/m2 në varësi të sipërfaqes që do të hidroizolohet. Dora e dytë duhet të aplikohet vetëm pasi astari të jetë tharë plotësisht, duhet ti kushtohet kujdes që aplikimi i dorës së dytë të bëhet në formë kryq mbi dorën e parë. Në zonat që karakterizohen nga plasaritje apo çarje rekomandohet që hidroizoluesi të përforcohet nga aplikimi i rrjetës me fibra xhami me një dendësi prej 65 – 125 gr, e cila aplikohet menjëhere mbas aplikimit të dorës së parëtë hidroizoluesit. Më pas mbi rrjetën aplikohen nga një deri në dy duar të tjera me hidroizolues. Në rastet kur sipërfaqja që do të hidroizolohet karakterizohet nga çarje dhe plasaritje të shpeshta rekomandohet që rrjeta me fibra xhami të aplikohet në të gjithë sipërfaqen që do të hidroizolohet. Në këtë rast konsumi i IZOELASTIC LIQUID shkon në 1.5 – 2 Kg/m2. Duhet pasur kujdes që rrjeta e vendosur mbi sipërfaqen që do të hidroizolohet nuk duhet të krijojë tkurrje por të jetë e tendosur mirë mbi sipërfaqe. IZOLIM LOKAL I PLASARITJEVE Aplikojmë astarin HIDRO PRIMER në sipërfaqen e dëmtuar dhe në rreze 10 cm përgjatë plasaritjeve. Pasi thahet astari aplikojmë dorën e parë. Njihuni me produktet tona DAST Media Sociale FACEBOOK INSTAGRAM
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bojra Tirana sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
520 lekë
Më i ulëti
520 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
520 lekë
Më i larti
520 lekë
22 tet 2026
HIDROIZOLUES IZOELASTIC LIQUID