
Historia e arkitektures moderne (Vëll. I)
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. Botimi i tanishëm përmban jo vetëm informacione të përditësuara lidhur me dyzet vjetët në vijim, por dhe një rishikim të thellë filologjik dhe kritik të ngjarjeve, nisur nga arkitektët e revolucionit francez, kur veprojnë figura të mëdha arkitektësh si Wright, Le Corbusier, Gropius, Mies van der Rohe, Mendelsohn, Alvar. Në periudhën 1950-90, e ashtuquajtura kriza e lëvizjes moderne përfaqësohet nga një shumësi rrymash, nga neoekspresionizmi tek informalja, nga High-Tech te dekonstruktivizmi, dhe shfaqen personalitete si Scharoun, Kahn, Saarinen, Niemeyer, Rudolph, Erskine, Utzon, Safdie, Johansen, Grupi Archigram, metabolistët japonezë, Foster, Rogers dhe Gehry. Kjo periudhë karakterizohet nga arritje të shumta në truallin e vlerave të komunikimit dhe nga propozime për urbanistikën e habitatin e së ardhmes. Ndërmarrja në arkitekturë, dhe rikuperimi i Kitsch-it metropolitan, i promovuar nga pop-arti, do të strukturojnë një gjuhë ku bazohet teknologjia e bollëkut dhe ajo e varfërisë, projektimi me kompjuter dhe ai spontan a vernakular. Një arkitekturë e lartë dhe popullore, ku kërkimi estetik më i përparuar e mbështet regjistrimin e ngjarjes, duke e bërë procesin krijues të kuptueshëm nga të gjithë. Ky vëllim i parë ndiqet nga një i dytë, që është plotësuesi i tij historik dhe konceptor, i pasuruar nga tabelat kronologjike për vitet 1725-1995, nga bibliografia më e gjerë e mundshme dhe një tregues i emrave, vendeve dhe imazheve aktuale.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
2 500 lekë
Më i ulëti
2 500 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
2 500 lekë
Më i larti
2 500 lekë
31 tet 2026
Historia e arkitektures moderne (Vëll. I)