
Historia e Bukurisë
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Megjithëse shoqërohet me ilustrime nga qindra kryevepra të të gjitha kohëve, ky libër nuk përbën një histori arti. Ilustrimet, ashtu si dhe një përzgjedhje e gjerë citimesh nga Pitagora në kohët tona, shërbejnë për të rikrijuar pikëpamjet e ndryshme mbi të Bukurënm, të cilat janë shfaqur e janë bërë objekt debatesh që nga Greqia e Lashtë e deri sot. Ky libër ndriçon mënyrat e ndryshme se si është kuptuar Bukuria e natyrës, e luleve, e kafshëve, e yjeve, e përpjestimeve matematike, e dritës, e gurëve të çmuar, e veshjeve, e Zotit dhe e Djallit. Ndonëse na kanë mbetur vetëm veprat e filozofëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, mistikëve ose teologëve, si dhe dëshmitë e piktorëve, përmes këtyre dokumentave mund të rikrijohen edhe mënyrat e ndryshme se si e kuptonin Bukurinë njerëzit e thjeshtë, të varfrit, endacakët e të gjitha kohëve. Dhe mund të vihet re si jo vetëm në epoka të ndryshme, por herë – herë brenda edhe të njëjtës kulturë, kuptimet e ndryshme për të Bukurën kanë hyrë në konflikt ndërmjet tyre. Lexuesit, duke shfletuar faqet e këtij libri, do të thonë nëse përmes këtyre shfaqjeve të saj të ndryshme ideja e Bukurisë ka ruajtur disa tipare të qëndrueshme. Gjithsesi, ata do të përjetojnë çaste tërheqëse për mendjen dhe ndjenjën. Komente mbi të bukurën: “Në të vërtetë, nuk ka bukuri më të mirëfilltë se urtësia që dallojmë dhe duam te ndokush, pavarësisht prej fytyrës së tij që mund të jetë e shëmtuar dhe, pa i kushtuar fare vëmendje paraqitjes së tij të jashtme, ne kërkojmë bukurinë e tij të brendshme.” Plotini “Bukuria e botës përbëhet nga gjithçka që shfaqet në pjesët e saj të veçanta, sikurse janë yjet në qiell, zogjtë në ajër, peshqit në ujë, njerëzit mbi faqe të dheut.” Gijomi i Konshit “Një arsye e dukshme pse shumë njerëz nuk e kanë ndjenjën e duhur të bukurisë, është mungesa e asaj delikatese të përfytyrimit që nevojitet për të arritur te ndijimi i emocioneve të tilla më të holla. Gjithkush hiqet sikur e ka një delikatesë të tillë, gjithkush flet për të dhe përpiqet t’ia përshtatë asaj çdo shije a ndjenjë.” Devid Hjum “Vdekja dhe bukuria janë dy gjëra të thella, të cilat përmbajnë aq kaltërsi e aq ngjyrë të zezë, sa duken si dy motra të frikshme, që mbartin në vetvete të njëjtën fshehtësi dhe të njëjtin mister.” Viktor Hygo “Bukuria është e vërteta, dhe e vërteta është bukuria, kjo është gjithçka që dimë dhe që duhet të dimë në këtë botë.” Xhon Kits “Bukuria është gjithnjë e çuditshme. Nuk dua të them se është qëllimisht, me arsye të ftohtë e tillë, pasi atëherë do të ishte një dukuri e përbindshme, që del nga shinat e jetës. Por dua të them se përmban gjithnjë diçka të çuditshme, që e bën të jetë një Bukuri e veçantë.” Sharl Bodler Nga i njëjti autor • Shtoje në shportë / Detaje Emri i trëndafilit 1500 L • Shtoje në shportë / Detaje Flaka misterioze e mbretëreshës Loana 1600 L • Shtoje në shportë / Detaje Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë 700 L • Shtoje në shportë / Detaje Historia e Bukurisë 4000 L • Shtoje në shportë / Detaje Lavjerrësi i Fukoit 1800 L • Shtoje në shportë / Detaje Mbinjeriu i masës 1000 L • Shtoje në shportë / Detaje Numri zero 1000 L • Shtoje në shportë / Detaje Pape Satan Aleppe – kronika të një shoqërie të lëngshme 1000 L • Shtoje në shportë / Detaje Për letërsinë 1000 L • Shtoje në shportë / Detaje Si shkruhet një punim diplome 900 L • Shtoje në shportë / Detaje Si të udhëtosh me një salmon 700 L • Shtoje në shportë / Detaje Të thuash gati të njëjten gjë 1000 L • Shtoje në shportë / Detaje Tri rrëfenja 900 L • Shtoje në shportë / Detaje Varreza e Pragës 1250 L
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
4 000 lekë
Më i ulëti
4 000 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
4 000 lekë
Më i larti
4 000 lekë
31 tet 2026
Historia e Bukurisë