
Historiografi , risi , shforimime
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Altera Books
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Historiografi, risi, shformime është vazhdim i librit Pas eklipsit letrar (2014), në rrafshe dhe për dukuri të tjera të letërsisë shqipe bashkëkohore.Në fushën e historiografisë janë trajtuar disa koncepte dhe çështje themelore të letërsisë shqipe bashkëkohore: bashkëkohësia, metoda e realizmit socialist, disidenca, mjediset shoqërore kulturore të krijimit të saj, njësia kombëtare, bashkëjetesa mes realizmit, realizmit socialist, modernizmit, kritere të hartimit të historiografisë së letërsisë, periudhizimi, kohështrirja e kësaj periudhe. Risitë janë dukuri, që shënojnë dhe dallojnë njërën periudhë nga tjetra, përcaktojnë tiparet, arritjet e saj. Prej risive janë analizuar modernizmi bashkëkohor në poezinë dhe romanin shqiptar, epërsia e romanit në letërsinë shqipe, dukuria kryesore e bashkëkohëzimit me letërsitë e tjera europiane, analogjia, simbolika, alegoria, ironia, shumëformësia e trajtave rrëfimore në romane të Ismail Kadaresë, Vath Koreshit, Mehmet Krajës, Zejnullah Rrahmanit.Prej shformimeve shoqërore, botëkuptimore, morale, estetike, letrare të metodës së realizmit socialist, në vitet 1945-1990, të mishëruara në jetë, veprimtari, veçanërisht në krijimtari janë analizuar dyzimi psiko-moral e letrar i shkrimtarit me pasojat edhe në disa vepra konkrete të Ismail Kadaresë, Petro Markos, Dhimitër Xhuvanit, Mehmet Myftiut, Koço Kostës.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 682 lekë
Më i ulëti
1 682 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 682 lekë
Më i larti
1 682 lekë
31 tet 2026
Historiografi , risi , shforimime