
Hyrje ne biznes
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra biznesi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Hyrje në biznes – Grup Autorësh Hapja e dyerve ndaj botës së biznesit përmban shumë sfida, si për pedagogët,ashtu dhe për studentët. Qëllimi i këtij teksti është të sigurojë çelësin e suksesit që do të çojë në një përvojë shpërblyese edukative dhe do të krijojë mjedisin e duhur për të bërë karrierë në biznes. Hyrja në biznes mbulon një hapësirë të madhe, duke prekur të gjitha fushat kryesore funksionale të biznesit. Libri u paraqet studentëve dhe sipërmarrësve individualë këto parime thelbësore, artin dhe shkencën e menaxhimit të biznesit në një mënyrë interesante, domethënëse dhe angazhuese për ta, me shpresën se ata do të ndërtojnë një karrierë të suksesshme biznesi. Biznesi bashkëkohor, pavarësisht se ku zhvillohet, është jashtëzakonisht i ndikuar nga globalizmi i shpejtë, nga përparimet në teknologji dhe nga përforcimi i standardeve etike. Për të qenë të suksesshëm në biznes, sot dhe në një të ardhme të afërt, studentëve/sipërmarrësve u nevojitet një tekst që integron plotësisht të tria këto tema në të gjitha aspektet e biznesit. Kjo është arsyeja që ne i kemi përqafuar dhe parashtruar këto koncepte nëpërmjet shembujve të shumtë të dhënë në tekst. Një tipar i veçantë i këtij teksti është ndërthurja e strategjive dhe e veprimeve të tri kompanive kryesore globale, DaimlerChrysler, McDonald’s dhe Sony-t. Ky tipar vihet re në temat që ata do të studiojnë, përmes fushave të ndryshme funksionale, lidhen me këta shembuj të botës reale. Duke qenë se ky është një tekst prezantues i biznesit, ne kemi synuar t’i paraqesim idetë në formë bisedore dhe të përmbledhur. Qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë lexuesin të vlerësojë plotësisht parimet thelbësore të biznesit dhe të krijojë një karrierë në biznes, qoftë si një pronar apo si një punonjës.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 700 lekë
Më i ulëti
1 700 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 700 lekë
Më i larti
1 700 lekë
21 tet 2026
Hyrje ne biznes