I burgosuri i qiellit

I burgosuri i qiellit

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Dhjetor 1957. Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë. Daniel Sempere – protagonisti i paharrueshëm i romanit Hija e erës, tani është një burrë i martuar dhe drejton librarinë e familjes me të atin dhe Ferminin besnik, me të cilin e lidh një miqësi e fortë. Një mëngjes hyn në librari një i panjohur, i zymtë, i çalë dhe pa një dorë, që blen botimin e shtrenjtë të Kontit të Montekristos, duke paguar trefishin e çmimit. Aty për aty ai ia kthen librin Danielit që t’ia dorëzojë, me një kushtim turbullues, Ferminit. Hapen kështu dyert e së shkuarës dhe fantazma të vjetra vijnë për të trazuar të tashmen përmes kujtimeve të Ferminit. Për të mësuar një të vërtetë të dhimbshme, që i është mbajtur fshehur deri më tani, Danielit i duhet të hyjë në një epokë të mallkuar, në rropullitë e burgjeve të Montjuicit, dhe të zbulojë se cila ujdi djallëzore mbante lidhur David Martinin – tregimtarin te Loja e engjëllit – me gardianin e tij, Mauricio Valls, një njeri i pabesë që mishëron çka pas më të mbrapshtë regjimi i Frankos… Carlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që e bëri të famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fort të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi të re emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar. I burgosuri i Qiellit lidh sërish dramat e Hijes së erës dhe Lojës së engjëllit, dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese. Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi plot me tension dhe të papritura, duke na përcjellë me forcën e emocioneve, anën më të errët të shpirtit njerëzor, por edhe duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

22 tet 2026

I burgosuri i qiellit