
I'M FROM Apricot Dark Spot Drop Ampoule
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Serum
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
I'M FROM Apricot Dark Spot Drop Ampoule është një ampulë e krijuar për të ndihmuar në zbehjen e njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe shenjave të mbetura pas akneve, ndërsa i dhuron lëkurës një pamje më të njëtrajtshme dhe plot shkëlqim. Formula e saj kombinon përbërës ndriçues dhe antioksidues që veprojnë në mënyrë efektive për të përmirësuar tonin e lëkurës pa shkaktuar irritim. Përbërësi kryesor i kësaj ampule është ekstrakti i kajsisë (Apricot Extract), i pasur me vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë në revitalizimin e lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga faktorët e jashtëm. Formula përmban gjithashtu Niacinamide, një nga përbërësit më të njohur për trajtimin e hiperpigmentimit, i cili ndihmon në zbehjen graduale të njollave të errëta, njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe përmirësimin e shkëlqimit natyral të saj. Për të maksimizuar efektin ndriçues, ampula është pasuruar me përbërës antioksidues që ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe reduktojnë shfaqjen e shenjave të lodhjes. Në të njëjtën kohë, përbërësit hidratues ndihmojnë në ruajtjen e niveleve optimale të lagështisë, duke e lënë lëkurën të butë, të lëmuar dhe elastike. Tekstura e saj e lehtë dhe me përthithje të shpejtë depërton lehtësisht në lëkurë pa lënë ndjesi ngjitëse apo yndyrore, duke e bërë të përshtatshme për përdorim si në rutinën e mëngjesit ashtu edhe në atë të mbrëmjes. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me hiperpigmentim, njolla post-akne, ton të pabarabartë dhe lëkurën që ka humbur shkëlqimin natyral. Falë formulës së butë dhe hidratuese, mund të përdoret edhe nga lëkurat sensitive që kërkojnë një trajtim ndriçues pa irritim. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. *50ml Përdorimi Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit " magjik " ekstrakt i kajsisë (Apricot Extract), niacinamide Lista e plotë e përbërësve Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Niacinamide, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Tranexamic Acid, Benzyl Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isononyl Isononanoate, Methylpropanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copoly, 1,2-Hexanediol, Castor Oil/IPDI copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Arginine, Carbomer, Dextrin Palmitate, Beta-Carotene, Ascorbyl Glucoside, Acetyl Glucosamine, Ascorbic Acid, Tocopherol, Menadione, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Melia Azadirachta Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Polyglutamic Acid, Xylose, Bixa Orellana Seed Extract Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
2 400 lekë
Më i ulëti
2 400 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
2 400 lekë
Më i larti
2 400 lekë
21 tet 2026
I'M FROM Apricot Dark Spot Drop Ampoule