
I'M FROM Fig Cleansing Oil
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Pastrim fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Pastrues fytyre vajor I'M FROM Fig Cleansing Oil është një vaj pastrues i butë dhe efektiv që përdoret për pastrimin e thellë të lëkurës, duke larguar make-up-in, SPF-në, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës. Me një teksturë të lehtë që shndërrohet në emulsion qumështor në kontakt me ujin, ky cleansing oil ofron një pastrim të plotë, por njëkohësisht shumë të butë dhe hidratues. Përbërësi kryesor i formulës është ekstrakti i fikut (Fig Extract), i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe hidratuese. Fiku është i pasur me sheqerna natyrale dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë në lëkurë, duke e lënë atë më të butë, më të lëmuar dhe më elastike pas pastrimit. Falë teksturës së tij të lehtë dhe jo komedogjenike, ky vaj pastrues përthithet dhe shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të hidratuar, pa mbetje yndyrore. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, normale, mikse dhe të yndyrshme që ka nevojë për pastrim të thellë por të butë. Gjithashtu është shumë i përshtatshëm për lëkurat sensitive, pasi nuk shkakton irritim dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit natyral të lëkurës. Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. *200ml Përdorimi Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt i fikut (Fig Extract), Lista e plotë e përbërësve Ethylhexyl Palmitate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Fragrance, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
I'M FROM Fig Cleansing Oil