
I'M FROM Fig Foam Cleanser
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Pastrim fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
I’M FROM FIG FOAM CLEANSER është një larës shkumues i butë, që përmban ekstrakt të pastër fiku të rritur në rajonin Yeongam, i cili nxirret përmes një metode të veçantë për të ruajtur të gjitha vetitë e tij. Ky përbërës natyral njihet për efektet e tij të fuqishme antioksiduese, anti-age dhe aftësinë unike për të pastruar qelizat e vdekura të lëkurës falë enzimave natyrale që përmban. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me ujin e trëndafilit dhe ujin e gjetheve të çajit jeshil, e bëjnë këtë larës të ndihmojë në pastrimin e thellë të poreve nga pluhurat, sebumi i tepërt dhe mbetjet e makeup-it, duke e lënë lëkurën të ndritshme dhe të freskët. Nga ana tjetër, formulimi me aminoacide dhe ceramide e hidraton lëkurën gjatë larjes dhe ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e tharjes apo të tërheqjes pas shpëlarjes. Konsistenca e tij e pasur kremoze, që shndërrohet në një shkumë të dendur, e bën këtë larës të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, duke përfshirë lëkurën normale, mikse dhe sensitive që ka nevojë për një pastrim efektiv por mjaftueshëm. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj. *150gr Përdorimi Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm Përbërësit Përbërësit "magjik" Ekstrakt fiku, ujë trëndafili, ujë i gjetheve të çajit jeshil, aminoacide, ceramide. Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Palmitic Acid, Ficus Carica (Fig) Fruit Water, Stearic Acid, Lauric Acid, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Synthetic Beeswax, Sodium Methyl Cocoyl Ta urate, Potassium Cocoyl Glycinate, Polyquaternium-7, Ethyl Hexanediol, Cocamidopropyl Betaine, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Caprylate, PEG-14M, Disodium EDTA, Sodium Chloride, Hydroxyethylcellulose, Butylene Glycol, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Sodium Benzoate, Sapindus Mukorossi Fruit Extract, Ficin, Polysorbate 60, Disodium Phosphate, Sodium Phosphate, Fragrance Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
I'M FROM Fig Foam Cleanser