
I'M FROM Honey Syrup Pack Cleanser
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Pastrim fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
I'M FROM Honey Syrup Pack Cleanser është një pastrues multifunksional 2-në-1 që kombinon përfitimet e një maske ushqyese dhe një pastruesi të butë, duke larguar papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e produkteve nga lëkura, ndërsa i dhuron asaj hidratim, ushqim dhe butësi. Me një teksturë të pasur dhe viskoze, të ngjashme me shurupin e mjaltit, ky produkt pastron lëkurën pa e tharë dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të saj natyral. Përbërësi kryesor është mjalti (Honey), një nga përbërësit më të vlerësuar në kujdesin e lëkurës për vetitë e tij hidratuese, ushqyese dhe qetësuese. I pasur me aminoacide, vitamina dhe minerale, mjalti ndihmon në ruajtjen e lagështisë në lëkurë, përmirësimin e elasticitetit dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse. Formula është pasuruar me përbërës hidratues dhe ushqyes që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së lagështisë gjatë pastrimit. Si maskë, produkti ndihmon në mos tharjen e lëkurës, ndërsa si pastrues largon në mënyrë efektive papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, mbetjet e SPF-së dhe sebumin e tepërt. Pas përdorimit, lëkura duket më e pastër, më e lëmuar dhe më e ndritshme. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë, të dehidratuar, normale dhe sensitive që ka nevojë për pastrim të butë pa kompromentuar hidratimin natyral të saj. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj. *120gr Përdorimi Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. Përbërësit Përbërësit "magjik" Mjaltë Lista e plotë e përbërësve Glycerin, Water, Acrylates Copolymer, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Coco-Betaine, Disodium Cocoamphodiacetate, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Arginine, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium Cocoyl Glutamate, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Hexylene Glycol, Honey Extract, Coptis Japonica Root Extract, Panthenol, Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Pantolactone, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Fragrance Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
21 tet 2026
I'M FROM Honey Syrup Pack Cleanser