I'M FROM Mugwort Cream

I'M FROM Mugwort Cream

Në stokPërditësuar dje

1 600 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Krem fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Për ju që jeni të interesuar për markat K-Beauty, shanset janë që të keni dëgjuar tashmë për markën I’M FROM . Marka shquhet me produkte unike, që bazohen në përbërës të njohur koreanë. Një nga produktet e tyre më të pëlqyera është kremi Mugwort. I’M FROM MUGWORT CREAM është një krem hidratues qetësues, që përmban 73,55% të ekstraktit të pastër të bimës Artemisia ose siç quhet ndryshe Mugwort. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, së bashku me ekstraktin e rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata, e bëjnë kremin të ndihmojë në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. Nga ana tjetër formulimi me panthenol e hidraton thellësisht lëkurën dhe jep kontributin e tij në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme. Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: I'M FROM Mugwort Essence . Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate. *50gr/ 1.76 oz Përdorimi Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Përbërësit Përbërësit " magjik " Ekstrakt i pastër i bimës Artemisia (Mugwort), ekstrakti i rrënjës Ulmus Davidiana dhe Pueraria Lobata si edhe panthenol. Lista e plotë e përbërësve Artemisia Princeps Extract, Propanediol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Cyclohexasiloxane, Stearic Acid, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Arachidyl Alcohol, Arachidyl Glucoside, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Water, 1,2-Hexanediol, Caprylhydroxamic Acid, C14-28 Alkyl Acid, Stearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Panthenol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allatoin, Boswellia Serrata Resin Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/ VP Copolymer, Hydroxyethyl Acrylate/ Sodium Acryloydimethyl Taurate Copolymer, Dimethiconol, Saccharamyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Viscum Album (Misletoe) Ferment Extract, Lactobacillus/ Soybean Ferment Extract, Saccharomyces/ Imperata Cylindrica Root Ferment Extract, Disodium EDTA, Polyglutamic Acid, Pueraria Lobata Root Extract, Artemisia Vulgaris Oil Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 600 lekë

Më i ulëti

1 600 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 600 lekë

Më i larti

1 600 lekë

21 tet 2026

I'M FROM Mugwort Cream