I'M FROM Rice Serum

I'M FROM Rice Serum

Në stokPërditësuar dje

2 000 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Serum
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Falë suksesit të tonerit I'M FROM Rice Toner , është krijuar në këtë linjë serumi: I'M FROM Rice Serum ! Ky serum është “magjik”, i formuluar me 73% ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, i cili ruan 65% më shumë të vlerës ushqyese, edhe pse ka madhësi më të vogël, se kokrra tradicionale e vetë orizit. Ky serum i ofron lëkurës qetësim, hidratim dhe një pamje plot shkëlqim duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe zbehur të gjitha llojet e hiperpigmentimit të lëkurës! Nga ana tjetër, përbërja me acid linolenik, forcon barrierën natyrale, duke rritur elasticitetin. Formulimi me niacinamide, balancon prodhimin e sebumit të tepërt në lëkurë, minimizon poret dhe zbeh njollat kafe gjithashtu! Ndërsa acidi hialuronik, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës! Ky serum është i pasur me vitaminë B dhe antioksidantë të fuqishëm, të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës! Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me tonerin e linjës: I'M FROM Rice Toner & kremin: I'M FROM Rice Cream . I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Ky serum ka formulë hipoalergjike, jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate. *30ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Përbërësit Përbërësit "magjik" ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, nicianamide, acid hialuronik i hidrolizuar. Lista e plotë e përbërësve Aspergillus/Rice Germ Ferment Extract Filtrate, Propanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Caprylyl Methicone , Water (Aqua), Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol,Squalane, Betaine, C12-14 Pareth-12, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Panthenol,C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Xanthan Gum, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Disodium Edta, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Portulaca Oleracea Extract, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Glutathione Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

2 000 lekë

Më i ulëti

2 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

2 000 lekë

Më i larti

2 000 lekë

21 tet 2026

I'M FROM Rice Serum