
I'M FROM Rice Sheet Mask
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Maska fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Një nga përbërësit më të suksesshëm dhe të dashur në K-Beauty për ndriçimin e lëkurës është ekstrakti i orizit, i cili vjen në formën e tij më të pastër tek I'M FROM Rice Sheet Mask. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të tonerit të së njëjtës linjë, marka ka krijuar këtë trajtim special nëpërmjet një maske pëlhure "sheet mask", e cila përmban plot 77.78% ekstrakt të orizit premium Goami nga rajoni Yeoju në Korenë e Jugut. Ky lloj i veçantë orizi njihet për përqendrimin e lartë të aminoacideve dhe fibrave, duke ofruar veti të fuqishme ndriçuese, hidratuese dhe ushqyese për lëkurën. E pasuruar gjithashtu me niacinamide dhe adenozinë, kjo esencë me teksturë të pasur qumështore ndihmon në zbehjen e njollave, uniformizimin e tonit të lëkurës, si dhe në stimulimin e elasticitetit duke parandaluar shenjat e moshës. Ky produkt bëhet akoma më special sepse përdor pëlhurën ekologjike me teknologjinë I-Cell, e cila ngjitet në mënyrë perfekte pas fytyrës duke garantuar që lëkura të përthithë maksimalisht çdo pikë të esencës. Ky trajtim është mjaftueshëm i butë por tejet efikas, duke u përshtatur idealisht me disa tipologji lëkure: lëkurën e thatë dhe të dehidratuar që ka nevojë për ushqyerje të thellë; lëkurën pa jetë (dull) që ka humbur shkëlqimin natyral; lëkurën e maturuar; si dhe lëkurën normale apo të kombinuar që kërkon rigjenerim të barrierës mbrojtëse. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial. *20gr *1 copë Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" 77.78% ekstrakt orizi, niacinamide Lista e plotë e përbërësve Oryza Sativa (Rice) Extract (77.78%), Methylpropanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Water, Hydroxyacetophenone, Hydroxyethyl Urea, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyethylcellulose, Hydrogenated Lecithin, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Saccharomyces/Rice Ferment Filtrate. Marka Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
250 lekë
Më i ulëti
250 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
250 lekë
Më i larti
250 lekë
21 tet 2026
I'M FROM Rice Sheet Mask