
Imperium
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Imperium”, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar Imperium-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen. Ndryshe nga aristokratët që zakonisht merrnin pushtetin në Romë, Ciceroni rridhte nga një familje pa traditë të Imperium-it, kishte fare pak burime të tjera dhe aspak kontribut ushtarak, përveçse fuqisë së oratorisë së tij asgjësuese. Kjo e ndihmoi të bëhej konsull, maja e pushtetit në Romë. Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq edhe të mbështetur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romë së lashtë. Duke qenë se Roma ishte zotëruesja e padiskutueshme e Mesdheut, të gjithë rendën pas përfitimeve, kështu që lufta për pushtet u bë më e pabesë dhe e egër. Fitimtarët e humbësit e atyre betejave, Pompei, Krasi, Çezari dhe Ciceroni, edhe sot pas 2,000 vjetësh vazhdojnë të mbeten figura legjendare, pika referimi historike e stimuluese të imagjinatës. Robert Harris tregon për ta edhe në librin e dytë, “Lustrum”, dhe i shtjellon akoma më tej ngjarjet në librin e tretë të trilogjisë, “Diktatori”, madje në brigjet e Durrësit, në Ilirinë e asaj kohe, ndërsa Çezari përleshet me Pompein. Për pushtetin e Romës, vendin e Oratorisë e zë Shpata.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
22 tet 2026
Imperium