Intertekstualja dhe disidentja te Dimri i Vetmise se Madhe

Intertekstualja dhe disidentja te Dimri i Vetmise se Madhe

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

800 lekë

Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Tirana Book

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Në kulmin e lulëzimit të komunizmit në Shqipëri, në kapërcyell të viteve ’70, Ismail Kadare do të përballej me një nga sfidat më të mëdha që një shkrimtar në ish-vendet komuniste, do ta kishte të vështirë ta realizonte, të kthente në një personazh pikërisht diktatorin e tij. Me intuitën e një shkrimtari që di të futet thellësive, Kadare duket se zbuloi pikën e dobët të Enver Hoxhës, që ishte kulti i tij, duke e çarmatosur me shijen e tij të mrekullueshme tërheqëse e të hollë në letërsi. Hoxha e kishte shprehur prej vitesh dëshirën e tij për të shkruar kujtime, dhe për të botuar lira me emrin e tij, por një roman i cili do ta çonte emrin e tij shumë larg kornizave të Shqipërisë socialiste, ishte padyshim një joshje para së cilës Hoxha do të dorëzohej. Kadare e mori në lëkurë sfidën, për t’u përballur hapur me sistemin, i bindur se letërsia ka qoshka magjike prej së cilave mund të fshihte mesazhe, që tej në Europë, ku librat e tij kishin nisur të lexoheshin do të kuptoheshin lehtë, ndërsa lexuesin e vendit të tij do ta bënte të mendonte. “Dimri i vetmisë së madhe” një nga veprat më të kritikuara në historinë e letrave shqipe, në kohën e botimit të tij të parë, do të ishte fitorja e parë e shkrimtarit ndaj sistemit dhe një shfaqje e hapur e një disidenti i cili ishte aty, në zemër të një prej regjimeve më të egra të ish-kampeve socialiste. Me këtë roman, Kadare do të shfaqë jo vetëm gjenialitetin e një shkrimtari tashmë të konsoliduar, por dhe një opozitar tashmë të hapur ndaj regjimit, gjë që do t’i kushtonte më shumë përqendrim të kritikës zyrtare ndaj veprave të tij. Gati 40 vjet nga botimi i parë i këtij romani, profesori dhe studiuesi i letërsisë, Met Dervishi, i rikthehet këtij libri, për të sjellë për herë të parë një në historinë e studimeve shqipe, analizën e një vepre të plotë. “Intertekstualja dhe disidentja te ‘Dimri i vetmisë së madhe’” quhet libri i cili sapo është hedhur në treg nga shtëpia botuese “Saras”. Një libër i cili vjen pikërisht në kohën e debateve mbi disidencën në letërsinë shqipe, dhe që tregon qartazi se disidentja te një shkrimtar i kalibrit të Kadaresë qëndron pikërisht në librat e tij. Nën kujdesin e prof. Xhevat Lloshit, Dervishi bën një analizë të kujdesshme të romanit, të parë në kontekstin e kohës dhe jashtë saj. Sipas tij, përzgjedhja e “Dimrit të vetmisë së madhe” për të depërtuar në misteret e dispozitivit stilistik të Kadaresë ka shumë arsye. Në krahasim me veprat e tjera të Kadaresë, por dhe në krejt prodhimin letrar nën diktaturë, ky roman ka pasur një fat të veçantë. I botuar për herë të parë në vitin 1973, ai u refuzua nga kodi socrealist, u rrethua për tre vjet me një heshtje kërcënuese së bashku me autorin dhe pastaj u ribotua me titull tjetër tre vjet më vonë, kinse i ripunuar, në të vërtetë i trukuar. “Trukimi stilistik që i ka bërë Kadareja botimit të tij të dytë, do të meritonte një punim tjetër. Të rikthehemi te arsyet e përzgjedhjes së “Dimrit…”: Së pari, ky roman është njëri ndër kulmet e Kadaresë. Në këtë roman kemi kristalizimin e plotë të dispozitivit të tij stilistik, që vepron në tekst me gjithë plotfuqishmërinë e tij sugjestionuese. Fakt është që 20.000 kopjet e këtij botimi të parë janë tërhequr nga lexuesi brenda ditës. Ky ka qenë një rekord i papërsëritshëm. Së dyti, ndaj këtij romani, fill pas botimit, është orkestruar një fushatë kritike që ka zgjatur disa muaj. Në këtë fushatë, tipike për fushatat e vendeve të ish-Lindjes komuniste kundrejt veprave disidente, janë përfshirë si asnjëherë tjetër në historinë e letrave shqipe nën diktaturë, punëtorë, fshatarë, studentë, ushtarë, oficerë, reparte ushtarake, kritikë, studiues, zyrtarë të lartë, shkurt, i gjithë mekanizmi i propagandës komuniste. Dhe, gjithashtu për herë të parë në historinë e raporteve të pushtetit komunist me letërsinë, në këtë fushatë është përfshirë dhe lideri komunist, Enver Hoxha, duke qenë dhe vetë personazh i këtij romani”, thotë Dervishi, megjithëse sipas tij kjo fushatë do të mjaftonte për t’i vënë këtij romani kurorën e disidencës së letërsisë shqiptare. Kërkesa për të hequr nga qarkullimi “Dimrin e Vetmisë së Madhe” iu dorëzua, në maj të 1973-it, Komitetit Qendror nga Sekretari i Komitetit të Partisë për Tiranën. Arsyet që shtroheshin në të ishin shtrembërimi i historisë së prishjes së Bashkimit Sovjetik me Shqipërinë, futja e temave të ankthit ekzistencialist, “teoritë bashkëkohore borgjeze të revolucionit seksual”, surealizmi, konflikti mes brezave, alkoolizmi, prostitucioni dhe vese të tjera, si dhe një qëndrim “arkaik” në vend të “patriotizmit socialist”. Të nxitura nga kjo kritikë, polemikat rreth romanit u ndezën për disa muaj rresht. Në një denoncim të mëtejshëm, në maj të vitit 1973, nga Komiteti i Partisë i Rrethit të Elbasanit, temat e “degjenerimit moral të rinisë” dhe “tendencat feministe” konsiderohen si të papërshtatshme për letërsinë shqiptare. Romani mbeti në qarkullim, por spastrimi vazhdoi duke fuqizuar diktaturën e duke u bërë të qartë liberal…

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

22 tet 2026

Intertekstualja dhe disidentja te Dimri i Vetmise se Madhe