
Inventari i ëndrrave
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Inventari i ëndrrave – Chimamanda Ngozi Adichie Katër gra, katër jetë të thurura mes dy kontinentesh, dhe një pyetje që i ndjek të gjitha: a na njohin ndonjëherë me të vërtetë ata që duam? Një shkrimtare e mbyllur mes katër mureve gjatë pandemisë bën inventarin e dashurive të saj dhe të ëndrrave që e kanë lidhur pas tyre. Në historinë e saj, formësohen edhe jetët e tri grave të tjera: një juriste e suksesshme që tradhtohet pikërisht atëherë kur i duket se ka gjithçka; një bankiere e guximshme që nis të dyshojë nëse e njeh vërtet veten; dhe një pastruese hoteli, nënë e një vajze, që përballet me një dhunë dhe padrejtësi të papërfytyrueshme. Më shumë se një dekadë pas romanit Amerikania, që e bëri të famshme ndërkombëtarisht, Adichie rikthehet me një roman polifonik për dashurinë dhe dinjitetin, për nënat e bijat, për ëndrrat që numërojmë pas çdo makthi — të rrëfyer me atë vërtetësi të rrallë që e ka bërë zërin e saj një nga më të dashurit në letërsinë bashkëkohore. “Empatia e jashtëzakonshme e rrëfimit të Adichie-s e bën Inventarin e ëndrrave thellësisht magjepsës. Ajo çka mbetet është trishtimi i ëmbël i asaj që mund të kishte qenë, i dhënë në një gjuhë krejt të natyrshme e njëkohësisht poetike. Ky roman na detyron të pranojmë, edhe një herë, se asnjë histori nuk është vetëm një histori.” — The Washington Post “Një Luftë e Paqe feministe. I përshkuar tejpërtej nga vërtetësia, humori dhe dhembshuria, ky është një roman madhështor, që e kupton përshtjellimin e qëllimeve njerëzore dhe ka guximin të shtrojë pyetje të vështira.” — The Sunday Times “Romanet e saj ndërthurin një lexueshmëri maksimale me një kompleksitet të jashtëzakonshëm këndvështrimesh — janë letërsi botërore; Adichie është një Dostojevski i kohës sonë.” — Welt am Sonntag
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
Inventari i ëndrrave