Jeta si një lojë shahu

Jeta si një lojë shahu

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Mjeshtri i Madh dhe Kampioni i Botës në shah Garry Kasparov ndan të fshehtat e fuqishme të strategjive që ai ka mësuar duke mbizotëruar lojën intelektualisht më sfiduese – mësime rreth zotërimit të aftësive strategjike dhe emocionale për t’i bërë ballë sfidave më të ashpra të jetës dhe për të maksimizuar suksesin, pavarësisht se sa e vështirë është konkurrenca. ”Fatkeqësisht, numri i mënyrave për të bërë diçka gabim, gjithmonë tejkalon numrin e mënyrave për të bërë atë si duhet.” Kasparovi nëpërmjet zbulimit të historive të pasura dhe shpjeguese, jo vetëm nga momentet më tensionuese dhe vendimtare të lojërave të tij më të shquara, por edhe nga të lexuarit e gjerë dhe perspektiv, nxjerr në pah mënyra strategjike të të menduarit që i japin gjithmonë lojtarit – në jetë si dhe në shah – përparësi. Ne mësojmë rreth lojtarëve më të mëdhenj, dhe se si ndeshjet e tyre i kanë dhënë formë historisë së shahut; nga Capablanca dhe Alekhine te Bobby Fischer si dhe kundërshtari Kasparovit, Vladimir Kramnik. ” Është shumë më mirë të kesh pak më tepër vetëbesim, sesa e kundërta.” Ashtu si Churchill ka shkruar, ”Sjellja është një gjë e vogël që bën ndryshim të madh”. Nëse besojmë në aftësitë tona, ato do të na shpërblejnë. Me sharmin tërheqës të rrëfyesit, Garry Kasparov na udhëheq në brendësi të një mëndjeje strategjike brilante. Ndërsa Sun-Tsu zbërthente sekretet e arti të luftës dhe Machiavelli zbuloi mësimet që duheshin nxjerrë nga intrigat e oborreve mbretërore, Kasparov – një lojtar, rekordi i të cilit ka të ngjarë të mos rivalizohet kurrë – zbulon se si dhe pse loja e shahut është një mësues adekuat dhe i fortë, se si të përgatitesh dhe se si të fitosh, edhe në rrethanat më konkurruese. ” Dikur sulmoja sepse ishte e vetmja gjë që dija. Sot sulmoj sepse e di që funksionon më mirë.”

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

22 tet 2026

Jeta si një lojë shahu