Këngë Krishtlindjeje

Këngë Krishtlindjeje

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra fëmijësh
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Këngë Krishtlindjeje-Charles Dickens I botuar për herë të parë më 19 dhjetor 1843, libri pati menjëherë një sukses të madh editorial, të jashtëzakonshëm për kohën. Botimi i ilustruar, me një kopertinë në të kuqe të lehtë, shkronja të arta dhe ilustrime të ngjyrosura me dorë, i bëri të gjithë, të rritur e fëmijë, për vete. Një vepër që Dickensi e shkroi në vetëm gjashtë javë, për të plotësuar nevojat e familjes dhe që, brenda një viti, u kthye në frymëzim për të paktën tetë shfaqje teatrale, duke i hapur udhë një rryme të vërtetë letrare. Është një dimër i acartë ai kur fillon historia, tamam vigjilja e Krishtlindjes: për disa – periudha më e bukur e vitit, ndërsa për plakun Skruxh, i vetmuar dhe i mbyllur në guaskën e vet si midhje, është thjesht “koha kur shihesh në pasqyrë dhe i bie në të se je një vit më i plakur, por as edhe një orë më i pasur”. Në mbrëmje, pas një “trokitjeje” në derë, Skruxhi sheh fantazmën e Marlit, ortakut të tij të dikurshëm, i cili ka shtatë vjet që ka vdekur! Fillon kështu një natë me hije e imazhe nga e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, një natë me ngjarje të mbinatyrshme, që do t’ia ndryshojnë shpirtin dhe jetën përgjithmonë Skruxhit. Këngë Krishtlindjej e, i ilustruar, që do ta lexoni pa dyshim me dëshirë dhe gaz, falë edhe përkthimit poetik të Virgjil Muçit, tregon për Londrën e Dickensit, për pasurinë dhe varfërinë, zakonet dhe idealet e Krishtlindjes, që në kohët e tij e deri më sot. Fjalët e mrekullueshme të Këngës dhe konteksti i tyre magjepsës, tok, kanë frymëzuar brezat e rinj me mesazhin e Dickensit: që mund dhe duhet të ndryshojmë ne vetë dhe bota jonë, për mirë!

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

21 tet 2026

Këngë Krishtlindjeje