
Këpuca e aktorit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tri epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionale dhe reale, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj. Romani është shkruar si një letër dashurie për familjen, kombin, jetën dhe ëndrrën. Është një prozë muzikore dhe magjike: polifonike, me kontrapunkte, një heteroglossia, me larueshmëri zërash, regjistrash, stilesh, ligjërimesh dhe pikëpamjesh, plot dramatizëm, lirizëm dhe humor. Romani “Këpuca e aktorit” është një vepër historiko-psikologjike, që pasuron letërsinë tonë moderne. Dr. Luan Topçiu “Këpuca e aktorit” kthehet në personazh, lëviz mes skenave të secilës epokë, gati për të hyrë në historinë e radhës, të regjimit të radhës, hekakeqjes së radhës. Eksplorim i kohërave me anë të kësaj metafore, por mbi të gjitha, eksplorim i vetes, ecje brenda së shkuarës për të kuptuar në të tashmen si mund t’i qasemi së ardhmes, e bëjnë dhe vetë këpucën aktor. Ajo është këpuca e ecjes së Shqipërisë. Andreas Dushi
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 800 lekë
Më i ulëti
1 800 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 800 lekë
Më i larti
1 800 lekë
21 tet 2026
Këpuca e aktorit