
Kadare, bashkëkohës i epikes
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Fragment nga intervista ekskluzive me Ismail Kadarenë Një lloj trishtimi është shpesh atmosferë në librat tuaj, por pa qenë saktësisht një bezdi (ennui) përfundimtare. Shpesh vdekja në librat tuaj u kundërvihet realizmave falsë e shterpë. Në këtë mënyrë, mund të themi se shpesh te ju vdekja është mekanizëm i aksionit, i verbit. Çfarë motivesh mund ta mendojnë një gjë të tillë dhe në ç’mënyrë shkojnë ato drejt një libri? Do apo nuk do shkrimtari, vdekja bën pjesë në dosjen e tij. Nuk ka në këtë shprehje asgjë patetike. Është në radhë të parë një çështje që lidhet me vetë mjeshtërinë, me thelbin e të shkruarit. Lidhjet me të janë të natyrshme. Shkrimtari e ka një pjesë të jetës së tij pikërisht pas mbarimit të saj, domethënë në vdekje. (Ajo që në mënyrë emotive quhet pavdekësi.) Dihet që çdo shkrimtar që e quan veten normal, domethënë serioz, ndërsa nuk e vret mendjen aq fort se sa do të zgjasë jeta e tij këtu në tokë, për zgjatjen e asaj tjetrës mendohet seriozisht. S’ka asgjë vanitoze ose turpëruese në një pohim të tillë. E kundërta do të ishte ashtu. Shkrimtari që nuk do t’ia dijë nëse letërsia e tij do të rrojë apo jo, mund të dyshohet për një pragmatizëm të tillë, që çon te mungesa e çdo skrupulli. Përparësia e letërsisë, e artit dhe e çdo krijimi vlerash shpirtërore, qëndron pikërisht te lidhjet e tij me të ardhmen. Ato nuk mund të jenë veç shpirtërore, pra idealiste.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
21 tet 2026
Kadare, bashkëkohës i epikes