
Kanali Musolini
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Kanali Musolini është themeli mbi të cilin qëndron bonifikimi i kënetave Pontine. Në këtë tokë krejt të re, të bonifikuar falë projekteve ambicioze të Musolinit, u vendosën mijëra njerëz që vinin nga Veriu. Përtej kontekstit historik të Kanali Musolini, zbulohet një roman plot jetë të gjalla personazhesh dhe plot humanizëm. Historia fillon në vitin 1926, por kthehet mbrapa në kohë përmes rrëfimit të njërit prej trashëgimtarëve të familjes Peruci, argatë venetë në fund të shekullit XIX, një fis i tërë fshatarësh që vijnë në Agro Pontino. Duke treguar historinë dhe fatkeqësitë e fisit Peruci, përkrahës e simpatizantë të hershëm të fashizmit, Pennacchi na sjell në këtë libër një poemë të madhe epike që tregon historinë e Italisë, përmes rrëfimit të njerëzve të thjeshtë e të përulur, episodeve dramatike dhe ndonjëherë komike, duke përshkruar kështu ngjarje të mëdha historike, pjesë jo shumë të njohura të saj dhe origjinat e kontradiktat e një populli. Histori të vogla “të vërteta” të një eksodi të madh historik shpesh të harruar ose të keqkomentuar. Një poemë që në frymën e rrëfimeve të mëdha, gërsheton ngjarje dramatike dhe të habitshme të protagonistëve të saj me ato, jo më pak të trazuara, të një gjysmë shekulli të historisë italiane. Mbi autorin Antonio Pennacchi lindi në Latina, më 1950. Që në moshë fare të re u përfshi në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), por u përjashtua pas disa vjetësh për shkak të një manifestimi antiamerikan kundër luftës në Vietnam. Më vonë vendosi të aderojë në radhët e marksistëve të “Servire il Popolo”. Pastaj, vit pas viti, u bë pjesë e Partisë Socialiste Italiane (PSI), Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL), Bashkimit Italian të Punëtorëve (UIL), Partisë Komuniste Italiane (PCI) dhe sërish e Konfederatës së Përgjithshme Italiane të Punëtorëve (CGIL). Përjashtimi i fundit më 1983, nga Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punëtorëve, e bindi Pennacchin se kishte ardhur koha të hiqte dorë nga politika. Kështu, nisi t’u përkushtohet studimeve dhe të shkruarit. Më 1994, në moshën 44-vjeçare, u diplomua në letërsi me një temë për Benedetto Crocen. Në të njëjtin vit botoi romanin Mammut, i cili u pasua nga: Palude (1995), Una Nuvola Rossa (1998), L’Autobus di Stalin e altri scritti, Il fasciocomunista (2003, fitues i Premio Napoli), Shaw 150. Storie di fabbriche e dintorni (2006), Fascio e Martello. Viaggio per le città del Duce (2008), Canale Mussolini (2010, me të cilin Pennacchi fitoi Premio Strega), Le Iene del Circeo (2010).
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 250 lekë
Më i ulëti
1 250 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 250 lekë
Më i larti
1 250 lekë
22 tet 2026
Kanali Musolini