Kapitulli i Xhuljanit

Kapitulli i Xhuljanit

Në stokPërditësuar më 31 tet 2026

600 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra fëmijësh
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin “Mrekullia” dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor. Tashmë në “Kapitullin e Xhuljanit” vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t’i fshehur ato nën petkun e djalit “të fortë”, por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet. Nëpërkëmbja dhe dhuna janë vetëm dy prej aspekteve kryesore në këtë libër të dytë, por dalëngadalë do të zbulojmë që e keqja nuk vjen vetëm nga fëmijët. Ndonjëherë, edhe prindërit, të nisur nga dashuria e madhe për ta, bëjnë gabime, duke i mbështetur veprimet e tyre jo të mira. Në “Kapitullin e Xhuljanit” tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

600 lekë

Më i ulëti

600 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

600 lekë

Më i larti

600 lekë

31 tet 2026

Kapitulli i Xhuljanit