Karrocë Cam Techno AVANT
1 / 6

Karrocë Cam Techno AVANT

Në stokPërditësuar dje

65 000 lekë72 000 lekë−10%

Ky produkt shitet nga Pink & Blue në faqen e vet (pinkandblue.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Pink & Blue

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në pinkandblue.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Karroca
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Seti Techno AVANT mund të përdoret deri në moshën 4 vjecare, për fëmijë që peshojnë deri 22 kg. Në set përfshihen: • Porbebe (koshi që përdoret muajt e parë, deri 10 kg); • ndenjësja e shëtitjeve (pushchair) së bashku me mbulesën e vecantë të këmbëve; • sexholino (ndenjësja për në makinë por që vendoset edhe ne skeletin prej alumini); • koshi i bollshëm; • çanta; Portbebe • Ka një hapësirë të bollshme, mjaft të rehatshme dhe për më tepër është shumë praktike gjatë montimit dhe cmontimit në skelet. Thjesht me një buton (one click) • Pëlhurat moderne të përdorura janë trajtuar në detaje me një stil minimalist të pakrahasueshëm. • Mbulesë shumë praktike pasi ofron mundësinë e mbrojtes nga rrymat ajrore duke ofruar rehati të jashtëzakonshme për bebin. • Dyshek shumë i rehatshëm. • Dorezë ergonomike, inovatore me sistem shtytjeje për kapuçin apo tendën, e cila është ideale edhe për transport. • Mbështetëse e aftë të përshtatet në 4 pozicione. Ky kosh kthehet në një djep, lëkundës mekanik, duke vënë në funksion bazamentin e harkuar, poshtë koshit. Sexholino • Përdoret nga 0-13 kg • Me sistem mbrojtjeje nga goditjet anësore. • Jastëk me formë anatomike me mbështetëse mbrapa. • Mbulesë me shumë pozicione. • Mbrojtëse të mbushura për shpatullat dhe rrip sigurie. • Mekanizëm praktik i rregullimit të rripave. • Baza lëkundëse jo e rrëshqitshme. • Të gjitha mbulesat janë të lëvizshme dhe mund të lahen në 30 gradë. • Dimensionet: 44.5 x 64 x 58 cm • Pesha: 3.7 kg Ndenjësja e shëtitjeve (Pushchair) • Kornizë alumini e disponueshme në ngjyrën e zezë. • Ndenjëse e kthyeshme me dizajn modern (me fytyrë nga prindi për moshën 6 muaj – 1 vjec dhe me fytyrë nga rruga për periudhën nga 1-4 vjec). • Dorezë ergonomike, e aftë të përshtatet në lartësi, e përbërë prej lëkure të butë, e qepur dhe trajtuar në detaje me dorë. • Jashtëzakonisht praktike për t’u montuar dhe cmontuar. Rrotat e pasme me diametër më të madh, të pajisura me kushineta të dyfishta metalike. • Rrotat e përparme 360 gradë rrotulluese. • Sistem frenimi i sinkronizuar me sistem ndezës/fikje dhe pezullim të butë e të gjatë përpara dhe pas. • Mbështetësja e kurrizit ofron 4 pozicione të rregullueshme vetëm me njërën dorë. • Shiriti kufizues është i lëvizshëm, prej lëkure dhe i qepur me dorë. • Rrip sigurie me 5 pika. • Mbulesa e sipërme mund të zgjatet, ka një dritare që hapet dhe rrjetë mushkonjash për ta mbrojtur foshnjën • Shporta është e madhe, peshon pak (vetëm 7 kg, 78 cm) dhe është kompakte. • Paloset lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt me sediljen në pozicionin para dhe prapa. • Qëndrim i lirë kur paloset. Skeleti: Pesha: 7 kg. Hapur: Gj 53 – Gj 93 – L 111 cm Mbyllur: Gj 53 – Gj 26 – L 78 cm Siguria: • Rregullorja Europiane me Referencë: EN 1888 – 1: 2018 • Test frenimi: Kërkon përdorimin e detyrueshëm të frenave të lidhura, për një siguri më të madhe. • Test rrotullimi 360 gradë: Teston rezistencën e rripave të sigurimit me 5 pika. • Test konsumimi: Teston forcën e karrocës mbi një pistë pengese që simulon përdorimin dhe konsumimin e produktit me kalimin e kohës. • Test i palosjes aksidentale: Teston mekanizmat e dyfishta të sigurisë duke parandaluar palosjen aksidentale. • Test për qëndrueshmërinë në rrugë të ashpra: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 72.000 lakime, Cam e kryen testin në 500.000 lakime. • Test i dorezës dhe qëndrueshmërisë së suspancionit: Rregullorja Europiane kërkon që testi të kryhet në 10.000 lakime, Cam e kryen në 30.000 lakime. • Krejtësisht jo toksike (EN 71) dhe pa materiale ftalate (directive 2005/84/CE).

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Pink & Blue sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

65 000 lekë

Më i ulëti

65 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

65 000 lekë

Më i larti

65 000 lekë

21 tet 2026

Karrocë Cam Techno AVANT