
Katitzi arratiset
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Është viti 1941: gjithë bota zien nga lufta; Norvegjia e Danimarka vuajnë nën pushtimin gjerman. Familja e Katitzit, vazhdimisht shpërngulet nga një vend në tjetrin, tani është vendosur në Norrland, në veri të Suedisë. Është vjeshtë, pemët kanë zënë të ndryshojnë ngjyrë e ditët janë më të shkurtra. Babai është i frikësuar se mos, atë bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, i çojnë në Gjermani, ku edhe romët i mbyllin në kampe përqendrimi. Jeta në kamp është bërë më e vështirë. Babain nuk e kanë lejuar që të ngrejë parkun e lojërave dhe familja duhet ta sigurojë jetesën duke prerë dru në pyll. Asgjë s’është si më parë. E, si të mos mjaftonte lufta, Katitzi ndihet e dëshpëruar edhe për një arsye tjetër: njerka, gruaja e dytë me të cilën është martuar babai i saj, sillet keq me motrat e vëllain, veçanërisht me Katitzin. Jeta në kamp është bërë e padurueshme për vogëlushen, ndaj, si një vajzë sypatrembur e me shpirt aventure, Katitzi i hyn një aventure të re: do të shkojë të gjejë Mamìn, teton që u kujdes për të pas vdekjes së nënës, e cila i ka thënë që jeton në një shtëpi të moshuarish në Uppsala. Të gjithë jemi sy e veshë dhe gati të ndjekim Katitzin tek endet herë në këmbë, herë sipër një qerreje apo një kamioni, tek fle në stallë e shëtit udhëve pa fund të qytetit të madh e mahnitës të Uppsalas për të rënë në gjurmët e tetos së dashur, që për të është burim qetësie e ngushëllimi… Mosha e leximit: nga 9 vjeç
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
500 lekë
Më i ulëti
500 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
500 lekë
Më i larti
500 lekë
31 tet 2026
Katitzi arratiset