
Kinezët e fundit
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Mediaprint
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Në regjimentin fortifikues në Paradis, me ndihmën e specialistëve kinezë ndërtohet një objekt ushtarak me rëndësi të veçantë. Në atë objekt caktohet për të punuar Ben Heta, që sapo ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës. Beni zgjidhet sekretar i komitetit të rinisë të regjimentit dhe meqenëse zotëron gjuhën ruse nis punën edhe si përkthyes dhe shoqërues i grupit të specialistëve kinezë. Emërimi i Benit përkon me periudhën e luftës ndaj shfaqjeve të huaja dhe qëndrimet liberale ndaj tyre. Komisari i regjimentit Alo Kapetani rrëmben “flamurin e luftëtarit” dhe organizon disa veprimtari, që tregojnë qartë nivelin e tij. Mënyra se si ai kërkon të zbatojë udhëzimet që vijnë nga organet eprore e bëjnë atë qesharak. Puna e përditshme me specialistët kinezë bën të mundur që Beni të krijojë një afërsi me përgjegjësin e grupit të specialistëve kinezë, Sunin. Suni i tregon Benit për marrëdhëniet që ka pasur me komandantin e regjimentit, me të cilin kanë qenë studentë në një akademi ushtarake në Moskë. Ai e njeh Benin me buletinin e Ambasadës Kineze në Tiranë, ku shprehen pikëpamjet e qeverisë kineze për ngjarjet në vendin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë shqiptare. Duket se marrëdhëniet midis dy vendeve janë ftohur dhe pas një periudhe të shkurtër kinezët largohen nga Shqipëria.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
22 tet 2026
Kinezët e fundit