
Kjo verë do të jetë ndryshe
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Një roman vere seksi dhe ëndërrues.” – KILEY REID, autore e Come and Get It Këtë verë, ata do ta mbajnë premtimin. Këtë verë, nuk do t’i dorëzohen tundimit. Lusi është turistja që po kalon pushimet në një shtëpi plazhi në Ishullin Princi Eduard. Feliksi është vendasi që i ofron asaj një çast kënaqësie. Problemi i vetëm: Lusi nuk e di që ai është vëllai i vogël i shoqes së vet të ngushtë. Kimia midis Lusit dhe Feliksit është e pabesueshme, por lista e arsyeve pse duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit është e gjatë, ndaj betohen se nuk do ta përsërisin më kurrë atë natë të zjarrtë. Të thënë me të bërë i ndan një det i tërë. Çdo vit, Lusi arratiset në IPE për një frymëmarrje të thellë ajri bregdetar, goca deti të freskëta dhe verë të ftohtë vinho verde me shoqen e ngushtë, Brixhitën. Çdo vizitë fillon me një shëtitje të gjatë në plazh, nën shkëmbinjtë e kuqërremtë, që u rrinë pezull mbi krye dhe një diell të artë. Dhe në çdo vizitë, Lusi i premton vetes se nuk do të përfundojë në shtratin e Feliksit. Përsëri. Edhe pse Lusi nuk i ka rezistuar dot Feliksit, së paku nuk e ka përfshirë zemrën. Kur Brixhita arratiset befas nga Torontoja një javë para dasmës së vet, Lusi lë gjithçka për ta ndjekur në ishull. Misioni i saj është ta ndihmojë Brixhitën të kalojë krizën dhe t’i bëjë ballë burrit të vetëm që nuk ka mundur dot kurrë t’i rezistojë. Por sytë vezullues dhe batutat flirtuese të Feliksit janë shndërruar në diçka të re dhe Lusi nis të pyesë veten se sa e sigurt është në të vërtetë zemra e saj.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
22 tet 2026
Kjo verë do të jetë ndryshe